
Bëri gol për 2:1 duke çuar ndeshjen në shtesa, mirëpo në çastet e fundit me shumë skarificë e luftë vetes i mundësoi shans për të kualifikuar skuadrën në Europa League. Parabolë e bukur, vendasit në gjunjë e të heshtur, delirium te kuqezinjtë dhe Tamba që u duke se filloi të festonte…..! Por,… topi shkoi skaj shtyllës. Rezultati mbeti 2:1, derisa Ludogoretsi në shtesa fitoi 4:1 dhe avansoi në Europa League. Shkëndija, gjithsesi me arritje historike, do të luajmë në Conference League.
…ndeshja…
Fabrice Tamba: “Jemi shumë të zhgënjyer, sepse donim të shkonim në Europa League. Conference League është diçka e madhe, është histori, hera e parë l për klubin. Të gjithë e dinë sa të mëdha janë ambiciet e këtij klubi, 100% donim të shkonim në Europa League, por tani jemi në Conference League. Siç e thashë jemi shumë të zhgënjyer, sepse kemi dhënë gjithçka, luftuam deri në fund. Sigurisht që kisha një shans, ndoshta ishim kualifikuar nëse do të shënoja atë gol. Por tani gjithçka ka përfunduar.”
…pengu…
Fabrice Tamba: “Mendoj se duhet të përqendrohemi tek e ardhmja dhe mendoj se nëse sot nuk fituam ndoshta Zoti e donte kështu, ndoshta Conference League është nuk është ajo që duam por nuk e dini, ndoshta është ajo që është më e mirë për ne.”
…shansi për 2:2…
Fabrice Tamba: “Sigurisht, ndjej keqardhje, sepse mendoj për atë moment të ndeshjes. Nëse do të shënoja, ndoshta tani do të ishte histori tjetër. Por siç ju thashë, kam dhënë gjithçka nga vetja. U habita shumë kur humba atë mundësi. Sepse e patë, unë tashmë po shkoja ta festoja. Por ndodhi, nuk kam çfarë të bëj tani! E humba, por doja të shënoj, secili e din se doja të bëj gol. Kam luftuar shumë, dhashë gjithçka nga vetja deri te goli dhe më pas, sigurisht doja të kisha shënuar edhe të dytin. Unë dhashë gjithçka, ekipi dha gjithçka. Humbëm sot, por njerëzit panë sa fortë luftuam, nuk u dorëzuam deri në fund. Mendoj se edhe pse humbëm këtë ndeshje, njerëzit duhet të jenë krenarë për lojën tonë sot dhe për arritjen evropiane.”
…arritjet me Shkëndijën…
Fabrice Tamba: “Kjo është ajo për të cilën po flisja, kemi bërë histori. Kur erdha në klub, nuk isha as për një moment duke menduar për ndeshjet evropiane. Ajo për të cilën po mendoja ishte të dalim kampion i Maqedonisë. Dhe tani e shihni sa larg kemi arritur, duke luajtur në play-off të Europa League. Siç ju thashë, nëse do të fitonim sot, mund ta imagjinoni sa e madhe do të kishte qenë. Por, gjithashtu duhet ta falënderojmë Zotin. E dini sa shumë ekipe të mëdha këtë vit nuk do të luajnë asnjë ndeshje evropiane. Ne jemi në Conference League. Pra mendoj se duhet të jemi të lumtur. Dhe siç ju thashë, kur erdha këtu, ëndrra ishte të bëhesha kampion. Dhe kjo është realizuar. Ne dolëm kampion, dhe filluam të mendojmë Evropën, tani sot mendonim për të shkuar në Europa League. Nuk shkuam në Europa League, është në rregull, tani përpiqemi të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në Conference League, tani aty është objektivi.”
…”Ballistët”…
Fabrice Tamba: “Dua të shtoj diçka për tifozët tanë që erdhën sot këtu. Na ofruan mbështetje të jashtëzakonshme. E dini, nuk është e lehtë të udhëtohet jashtë. Por, mënyra si na mbështetën, bëri të duket sikur po luanim në shtëpi. Sepse, ne i dëgjuam gjatë gjithë ndeshjes. Ata në një farë mënyre ishin pjesë e lojës me ne. Besoni, po e ndjenim, me të vërtetë ndjemë mbështetjen e tyre.”

