EUROPA FC-SHKËNDIJA | Raundi i parë eliminator i UEFA Conference League

Kuqezinjtë rikthehen në arenën ndërkombëtare për të nisur një tjetër rrugëtim evropian, duke synuar një rezultat pozitiv në transfertën e Gjibraltarit përpara ndeshjes së kthimit në shtëpi.

Europa FC vs Shkëndija

• UEFA Conference League | Raundi i parë eliminator

• Stadiumi | Europa Sports Park

• E enjte | 9 korrik | ora 19:30

• Transmetimi | YouTube Shkëndija Channel

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija nis fushatën e re evropiane me synimin e qartë për të kaluar raundin e parë dhe për të përsëritur sukseset e viteve të kaluara
  • Ky do të jetë debutimi zyrtar i trajnerit të ri, Artim Pollozhani, në krye të pankinës kuqezi
  • Skuadra vjen e përgatitur maksimalisht pas fazës intensive stërvitore të zhvilluar gjatë verës në Slloveni

SITUATA NË SKUADËR

Mungesa:

  • Sebastian Spahiu është i vetmi futbollist që ka shqetësime me lëndim dhe aktivizimi i tij mbetet në dyshim

Kthehet:

 /

FAKTE SHTESË

  • Jubileu evropian | Ky do të jetë takimi i 70-të zyrtar i Shkëndijës në Kupat e Evropës, duke shënuar daljen e 15-të në histori dhe të 13-tën radhazi në skenën ndërkombëtare.
  • Rikthimi i historisë | Kuqezinjtë vijnë pas një edicioni të shkuar historik, ku arritën të futen në fazën kryesore të Conference League dhe luajtën ndeshje evropiane deri në muajin shkurt.
  • Kundërshtari | Europa FC është 8 herë kampion i Gjibraltarit, por karakterizohet nga një përbërje ku 85% e lojtarëve janë spanjollë, të udhëhequr nga një trajner italian.
  • Specifikat e rivalit | Për shkak të përbërjes së saj, Europa FC seancat stërvitore i zhvillon në qytetin spanjoll San Roque, shumë pranë Gjibraltarit.
  • Stadiumi multi-funksional | Ndeshja do të zhvillohet në një impiant që nuk shërben vetëm për futboll, por përdoret rregullisht edhe për kriket e ragbi nga të gjitha ekipet e kampionatit vendas.
  • Historiku i evropian | Për vendasit kjo është dalja e 11-të në Evropë, ku kanë kaluar raundin vetëm një herë: në vitin 2019 ndaj ekipit nga Andorra, derisa në vitin 2020 në eliminatoret e Champions e Europa League ndaj Crvena Zvezdës dhe Djurgårdens.
  • Përballjet me shqiptarët | Kjo do të jetë hera e tretë që Europa FC luan ndaj një ekipi shqiptar, pasi në vitin 2018 u eliminuan nga Prishtina (1:1, 0:5), ndërsa në vitin 2023 pësuan dy humbje nga Dukagjini (2:3, 1:2).
  • Arbitrat | Costantinos Fellas me ndihmësit e tij nga Qipro do të ndajnë drejtësinë nesër në duelin Europa FC-Shkëndija. 
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top