
Ëndrra evropiane e Shkëndijës tashmë ka marrë formë konkrete, pasi UEFA ka caktuar kalendarin e ndeshjeve për debutimin historik të kuqezinjve në UEFA Conference League.
Rruga jonë nis më 2 tetor 2025 në paralagjen e Madridit kundër Rayo Vallecano-s, një duel i madh përballë një skuadre nga La Liga. Ndeshja e parë në Shkup luhet më 23 tetor 2025 ndaj irlandezëve të Shelbourne FC, ndërsa më 6 nëntor në Shkup vjen edhe skuadra polake Jagiellonia Białystok.
Spektakli vazhdon më 27 nëntor, kur Shkëndija udhëton në Prishtinë për t’u takuar me ekipin nga Gjilani, FC Drita, një sfidë që pritet me shumë emocione pikërisht në festat e nëntorit. Kalendari vazhdon me përballjen në Shkup ndaj ŠK Slovan Bratislava më 11 dhjetor, ndërsa gjithçka do të mbyllet më 18 dhjetor 2025 në Qipro kundër AEK Larnaca.
Orari i plotë i ndeshjeve të Shkëndijës në Conference League:
• 2 Tetor 2025, 18:45 | Rayo Vallecano – Shkëndija (Madrid)
• 23 Tetor 2025, 18:45 | Shkëndija – Shelbourne FC (Shkup)
• 6 Nëntor 2025, 21:00 | Shkëndija – Jagiellonia Białystok (Shkup)
• 27 Nëntor 2025, 21:00 | FC Drita – Shkëndija (Prishtinë)
• 11 Dhjetor 2025, 18:45 | Shkëndija – ŠK Slovan Bratislava (Shkup)
• 18 Dhjetor 2025, 21:00 | AEK Larnaca – Shkëndija (Qipro)
Kuqezinjtë janë gati për një aventurë që premton emocione të veçanta. Bashkë ta shkruajmë historinë!

