
Anes Abdurahmani dhe Flori Iljazi do të jenë pjesë e përfaqësueses U19 në dy ndeshjet me Luksemburgun U19.
KF Shkëndija vazhdon të dëshmojë punën me gjeneratat e reja, duke nxjerrë vazhdimisht djem të ri. Së fundmi, dy nga talentet e këtij brezi kanë marrë ftesë zyrtare për t’u grumbulluar me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë së Veriut.
Seleksionuesi i përfaqësueses U19 ka përfshirë në listën e tij mbrojtësin e talentuar Anes Abdurahmani dhe mesfushorin Flori Iljazi. Të dy futbollistët e rinj të Shkëndijës do të jenë pjesë e grumbullimit për ndeshjet e ardhshme kontrolluese, kur Maqedonia e Veriut U19 si mysafire zhvillon dy ndeshje kontrolluese me Luksemburgun më 30 shtator dhe 2 nëntor.

