Dy ndeshje kontrolluese gjatë pauzës ndërkombëtare

Pauza për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese do të shfrytëzohet nga Shkëndija me dy ndeshje kontrolluese, ndaj Kamjanit dhe Llapit.

Për shkak të ndryshimit të formatit të grumbullimeve të ekipeve përfaqësuese, që këtë herë zgjat gati tri javë dhe përfshin katër ndeshje gjatë kësaj periudhe, stafi teknik i Shkëndijës ka vlerësuar se ekipi ka nevojë për dy teste kontrolluese.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të shtunën, në fshatin Kamjan, ku Shkëndija nga ora 16:00 do të përballet me KF Kamjanin.

Ndërkohë, testi i dytë është planifikuar për 3 tetor në Podujevë të Kosovës, ndaj Llapit.

Këto dy përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të ruajtur ritmin garues dhe për t’i dhënë minuta lojtarëve gjatë pauzës së gjatë ndërkombëtare.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top