Dy futbollistë të Shkëndijës ftohen nga U21 e Maqedonisë së Veriut

Meliqi e Ajeti bashkohen me përfaqësuesen e shpresave për ndeshjet me Italinë dhe Armeninë, duke çuar në 6 numrin e futbollistëve të ekipit të parë me ftesa nga ekipe përfaqësuese. 

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka dërguar ftesë për dy futbollistë të Shkëndijës, Anes Meliqi dhe Numan Ajeti, të cilët do të jenë pjesë e përfaqësueses U21 për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian 2027.

Përfaqësuesja U21 do të përballet me Italinë më 26 mars në Empoli dhe me Armeninë më 31 mars në Jerevan, ndërsa dy lojtarët tanë do të jenë të angazhuar në periudhën 23 mars-1 prill.

Me këto dy ftesa, Shkëndija në këtë pauzë ndërkombëtare jep gjithsej gjashtë përfaqësues nga ekipi i parë, pasi më herët janë ftuar edhe Reshat Ramadani dhe Imran Fetai nga përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut, Baboucarr Gaye nga Gambia dhe Ronaldo Webster nga Xhamajka.

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top