DRITA – SHKËNDIJA | Raundi 4, Conference League

Të enjten në Prishtinë xhiroja e 4 e UEFA Conference League përballë njëra tjetrës vendos skuadrat kampione të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 

Drita vs Shkëndija 
• Conference League | Round 4
• Stadiumi | “Fadil Vokrri”, Prishtinë
• E enjte | 27 nëntor | ora 21:00
• Transmetimi | Super Sport 2, RTSH dhe RTK

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija të ejnten në Prishtinë ndaj Dritës zhvillon duelin e 4 në Conference League
  • Si kuqezinjtë tanë edhe Drita është debutuese në UEFA Conference League 
  • Dueli përputhet me festat e nëntorit, tifozët paralajmërojnë spektakël në tribuna

SITUATA NË SKUADËR

Mungon:

  • /

Rikthehet:

  • Portieri Baboucarr Gaye është rikuperuar dhe do të jetë gati për lojë, njejtë si sulmuesi Fabrice Tamba e mbrojtësit Klisman Cake e Imran Fetai. 

FAKTE SHTESË

  • Shkëndija për herë të parë në histori luan një ndeshje zyrtare në “Fadil Vokrri”
  • Shorti për pak na takoi në eliminatoret e Champions League, por dueli u shmang falë Shkëndijës që eliminoi FCSB e Rumanisë
  • Fituesi i duelit Drita-Shkëndija rrit shanset për avansim në raundin e radhës
  • Pritet numër i madh i spektatorëve për të ndjekur ndeshjen në Prishtinë 
  • Festat e nëntorit e bëjnë akoma më atraktiv duelin ndërmjet dy ekipeve shqiptare
  • Skuadra sonte u stërvit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe duket gati për nesër
  • Drita ka 5 pikë nga 3 duelet e para në Conference League, derisa Shkëndija 4
  • VOBM i ndeshjes është një shqiptar, Egi Duro nga Tirana i deleguar i UEFA-së
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top