
Kalimin në gjysmëfinale të Kupës e kërkojmë të mërkurën në Radovish përmes përballjes me Detonitin.
Ndeshja:
Detonit Pllaçkovica vs Shkëndija
1/4 e finales, Kupa e Maqedonisë
Stadiumi i Qytetit, Radovish
E mërkurë, 26 shkurt, ora 14:00
Shkëndija vijon rrugëtimin në Kupën e Maqedonisë, me objektivin e qartë, fitimin e trofeut. Pas dy fitoreve të rëndësishme në kampionat (2:1 ndaj Vardarit dhe 4:2 ndaj Sileksit), kuqezinjtë udhëtojnë drejt Radovishit për përballjen ndaj Detonit Pllaçkovicës, ekip i Ligës së Dytë. Kjo fazë luhet me një ndeshje teke, çka do të thotë se në rast barazimi pas 90 minutash, skuadra që kualifikohet do të përcaktohet nga goditjet e penaltive.
Skuadra
Për këtë përballje, trajneri ka në dispozicion Adenis Shalën, i cili rikthehet pas pezullimit. Në dyshim për aktivizim mbeten Kamer Qaka dhe Ibrahim Alhassan për shkak të disa shqetësimeve fizike, ndërsa Besart Ibraimi gjithashtu ndjeu një dëmtim të lehtë, por kaloi me sukses seancën e fundit stërvitore. Vendimi për aktivizimin e tij do të merret para ndeshjes.
Kundërshtari
Detonit Pllaçkovica garon në Ligën e Dytë dhe aktualisht renditet në vendin e 7-të pas 17 xhirove. Në këtë fazë të Kupës kanë arritur duke eliminuar Borecin (1:0) në 1/16 e finales dhe Pelisterin pas ekzekutimit të penaltive (4:1) në 1/8 e finales, pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt.
Transmetimi
Ndeshja Detonit Pllaçkovica-Shkëndija do të transmetohet drejtpërdrejt në Shkëndija Channel në YouTube, me fillim nga ora 14:00.

