
Aleksander Trumçi gjen golin e parë me fanellën e Shkëndijës, duke hapur rezultatin pas vetëm 155 sekondave lojë në duelin e xhiros së 8-të me Vardarin në Tetovë. Më pas ndeshja do të bëhej një ‘monolog’ i kuqezinjëve që ‘shkelën’ rivalin për fitore bindëse 4:0. Ibraimi, Ahmedi e F. Ramadani shtuan tre realizime për fitore të pestë sezonale dhe rikthim në pozitën e parë në renditje.
…ndeshja…
Aleksander Trumçi: “Ishte një fitore që sjell kënaqësi të madhe për ne. Publiku sot ishte spektakolar, na mbështeti mjaft mirë dhe ne kryem detyrat që na kishte dhënë trajneri. Përgëzoj çunat për fitoren. Ishte një ndjenjë e bukur dhe kënaqësi shumë e mirë.”
…’me kenë shkodran, tana i ban’, mbrojtës dhe shënon gol…
Aleksander Trumçi: “Sigurisht se jam i kënaqur sepse ishte goli im i parë me fanellën e Shkëndijës dhe është nder e kënaqësi për të shënuar për këtë ekip kaq të madh. Por kryesorja është se ne fituam dhe morëm tre pikëshin në këtë derbi.”
…goli…
Aleksander Trumçi: “Sigurisht, ajo ishte qershia mbi tortë.”
…motiv për tjetër seri fitoresh…
Klisman Cake: “Mendoj që po, sepse Shkëndija në çdo ndeshje më shumë shkon duke u rrit. Forma e lojtarëve shkon duke u rritur në çdo ndeshje më shumë. Shpresojmë të vazhdojmë me suksese që nga ndeshja e fundjavës së ardhshme.”

