Deklarata | Trajneri Jeton Beqiri flet pas ndeshjes me Bashkimin

Shkëndija ka pësuar një goditje të rëndë në garën për titull, duke u mposhtur 2:3 nga Bashkimi në stadiumin e qytetit në Tetovë, në kuadër të xhiros së 29-të. Edhe pse kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Fabrice Tambën, mysafirët përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë. Shpresat për një pikë i riktheu Besart Ibraimi në mesin e pjesës së dytë, por Shkëndija nuk arriti të shmangte humbjen e tretë sezonale si vendas.

…humbja…

Jeton Beqiri: “Normalisht kjo humbje na vendos në situatë të jashtëzakonisht shumë vështirë, për shkak se ishte një humbje e cila ishte e papritur dhe gjithashtu jemi në situatë ku ne bëmë një paraqitje jashtëzakonisht shumë të dobët në pjesën defensive, domethënë mbrojtja si skuadër, mbrojtëm shumë keq. Dhe normalisht kundërshtari na rrezikoi dhe na shënoi tri herë, por ishim edhe në situata të tjera ku vendoseshim keq dhe kjo është shumë shqetësuese për momentin.”

…mbrojtja…

Jeton Beqiri: “Ne ishim normalisht me mbrojtjen dhe me ekipin më të mirë tonin për momentin, edhe kështu që ne e vlerësuam si ndeshje. Veçanërisht e potencuam atë se ekipi i Bashkimit ka futbollistë cilësorë në sulm, por ne fundja kemi shënuar dy gola, kemi pranuar tri gola dhe kjo është e patolerueshme për një skuadër e cila lufton për titullin kampion. Ne duhet ta analizojmë me shumë kujdes me futbollistët bashkë, për shkak se nuk më pëlqeu edhe lufta edhe grinta në përgjithësi si menaxhohet rezultati, siç e thatë edhe ju pas avantazhit 1:0, për shkak se është normalisht shumë, shumë, shumë e patolerueshme që ne të pësojmë kësisoj golash në Tetovë para tifozëve tanë. Normalisht faji gjithmonë është i ekipit, por edhe përgjegjësia gjithmonë është imja dhe ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin që të rikthehemi përsëri në këto xhiro të mbetura.”

…humbja e tretë si vendas…

Jeton Beqiri: “Hasim shumë probleme në ndeshjet në Tetovë, ndoshta edhe mënyra si luajnë kundërshtarët me kundërsulme na vendos në vështirësi, por ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe duhet të marrim masa. Golat që kemi pranuar janë jashtëzakonisht shumë gola të evitueshme dhe gola naivë, dhe nuk duhet një skuadër e nivelit tonë të pranojë këto lloj golash.”

…ndikimi psiqik…

Jeton Beqiri: “Normalisht që çdo rezultat negativ sjell edhe problemet e veta, por ne do të mundohemi të rikuperohemi, të flasim me futbollistët, t’i përmirësojmë gabimet. Dhe nuk është problemi i një ndeshjeje. Ne kemi dy-tri ndeshje që hasim probleme në mbrojtje, se edhe ndeshjen për Kupë hasëm disa probleme sa i përket pjesës defensive të skuadrës, pastaj kishim edhe situata para dy-tri xhirove. Kemi një lloj plogështie, një lloj lodhjeje dhe shumë futbollistë në repartin mbrojtës marrin vendime, vendime të pamatura të momentit.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top