Deklarata | Trajneri Beqiri komenton fitoren ndaj Rabotniçkit

Fitorja 1:0 e Shkëndijës ndaj Rabotniçkit ka kthyer kuqezinjtë te suksesi, edhe pse skuada vazhdon të vuajë në momente të caktuara. Fabrice Tamba (5’) na dha shumë herët epërsi, në një ndeshje që u duke se do të ishte e lehtë, mirëpo ai rezultoi goli i vetëm i takimit për fitore minimale të tanëve.

…ndeshja…

Jeton Beqiri: “E rëndësishme ishte të rikthehemi te fitorja, pas dy humbjeve, pasi normalisht psikologjia ndikon tek të gjithë lojtarët. Keqardhje kam për mënyrën se si e përfunduam ndeshjen, pasi kishim shumë raste të pastërta, ndërsa sa i përket lojës, mendoj që ishim dominues.”

…sërish rezikojmë në fund…

Jeton Beqiri: “Gjithmonë kur nuk i shfrytëzon rastet, kur nuk shënon më shumë gola, gjithmonë komplikohet edhe më shumë. Mendoj se kjo ndeshje e sotme, duhej të përfundonte me një rezultat tjetër. Gjithmonë komplikohet edhe frika nga barazimi dhe në momente të veçanta skuadra udhëhiqet pa vetëdije. E rëndësishme është fitorja, e rëndësishme është që skuadra të frymojë lirshëm në lojë, teksa sa i përket finalizimit, kjo shihet që në ndeshjet e fundit kemi shumë problem.”

…në momente dukemi të konsumuar…

Jeton Beqiri: “Normalisht se janë bërë shumë ndeshje, normale është edhe ‘harxhimi’ psikologjik dhe fizik është i dukshëm. Për mua më e rëndësishme është ndeshja ndaj Bashkimit, dueli i fundit që do të luhet ditën e shtunë. Pastaj në Europë është një motiv tjetër, luhet në situata krejtësisht tjera dhe futbollistët japin më shumë dhe në Europë tentojmë gjithçka për gjithçka. Por, më e rëndësishmja është ndeshja ndaj Bashkimit.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top