
Shkëndija merr fitore 2:1 përballë Bashkimit të Kumanovës në duelin e xhiros së 5 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Reshat Ramadani (25’) dhe Fabrice Tamba (53’) na dhanë epërsi 2:0, derisa Haxhiq (76’) me penalti vulosi rezultati final 2:1.
…ndeshja…
Jeton Beqiri: “Fitorja është e rëndësishme. Pjesën e parë krijuam, realizuam, realizuam, pastaj nuk jemi mirë, nuk kemi rritëm si duhet. Futbollistëve iu tregova pakënaqësinë, duhet të përmirësohemi në qoftë se duam të jemi aty ku ishim vjet.”
…oscilacionet…
Jeton Beqiri: “Mendoj që është lodhja, nuk e kemi atë freski si duhet. Besoj që nga ndeshja në ndeshje ekipi do të luftoj më shumë, do të shfaqet më mirë. Pa vaprime, pa agresivitet, pa shumë dëshirë, nuk mund të bësh performancë të mirë. Pavarësisht se mendoj dhe besoj se e kontrolluam ndeshjen, tentuam që të fitojmë pak më lehtë, jo kështu si kjo fitore me vuajtje. Por, për momentin janë të rëndësishme tre pikët dhe fitorja, por edhe bisedat e analiza për të përmirësuar qasjen në të ardhmen.”
…reagimi…
Jeton Beqiri: “Patjetër se ne duhet të rikthehemi në realitet, ne jetojmë akoma me Europën, akoma me referët që referojnë në Europë dhe me fushat që janë atje. E kemi problem të rikthehemi, por besoj që do kthehemi. Shpresoj, besoj në karakterin e futbollistëve, besoj në punën që do të bëjmë si staf, dhe patjetër të luajmë më mirë, e të kemi më shumë dëshirë.”

