Deklarata | Prononcimi i Jeton Beqirit pas duelit me Voska Sport

Xhiroja e 6-të sjell triumfin numër 4 për Shkëndijën në elitën vendore, duke udhëhequr renditjen tabelare me 14-të pikë të tubuara. Sot në Tetovë mundëm Voska Sportin e Ohrit me shifrat 5:1 (golashënues: Ademi19’, Ibraimi 32’ dhe 60’, Kërstevski 34’ dhe Adili 45’+1 (Shkëndija), ndërsa Jahja 56’ (Voska Sport)). Pavarësisht triumfit bindës, trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes ka shprehur pakënaqësi me paraqitjen e skuadrës në pjesën e dytë, kur sikur u kënaqëm me avantazhin 4:0 nga pjesa e parë, duke lëshuar shumë raste shënimi në vazhdim dhe në anën tjetër pranuam gol nga një pakujdesi në mbrojtje.  

…fitore bindëse…

Jeton Beqiri: “Fitore e rëndësishme, normal duhet të respektohet çdo kundërshtar në mënyrë të barabartë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit në pjesën e parë, mirëpo nuk jam i kënaqur me pjesën e dytë për shkak se toleruam, u vetëkënaqëm nga rezultati dhe mendoj se një ekipi serioz si që është Shkëndija nuk duhet t’i ndodh diçka e tillë. Në aspektin defanziv toleruam disa mundësi për ekipin e Voskës dhe në aspektin ofenziv nuk më kënaq pjesa e dytë pasi patëm disa raste të pastërta prej të cilave besoj disa duhej t’i kishim shfrytëzuar.”

…5:1 dhe akoma ka vend për përmirësim…

Jeton Beqiri: “Patjetër se po. Unë besoj se Shkëndija duhet nga ndeshja në ndeshje,  nga java në javë të përmirësohet, si në aspektin e lojës, ashtu edhe në aspekt e sigurisë në lojë që është shumë e rëndësishme. Duhet në çdo moment të ruajmë balansin për shkak se liga është shumë e barabartë dhe ne shofim rezultatet e skuadrave tjera kur në sy bie numri i madh i fitoreve në fusha mysafire. Kështu që nuk mund të jemi asnjëherë të kënaqur dhe të fjetur. Përkundrazi, duhet të jemi çdo moment vigjilent.”

…ngjeshet orari…

Jeton Beqiri: “Secila ndeshje është e rëndësishme. Unë të jem i sinqertë nuk po mendoj për shkëputje eventuale në renditje, mendoj vetëm për mënyrën si duhet të përgatitemi dhe të respektojmë çdo ndeshje të ardhshme. Ngjeshja e orarit normalisht se sjell vështirësitë e veta, por ne si skuadër me shumë futbollistë cilësorë pikërisht këtë moment duhet të tregojmë se kemi në përbërje një fond futbollistësh të cilët në çdo moment mund t’u përgjigjen kërkesave të ekipit.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top