
Pas ndeshjes së dytë të raundit të tretë eliminator të UEFA Champions League ndaj Qarabağ FK të Azerbajxhanit ku Shkëndija u mund me rezultat 5:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:1 u eliminuam nga kjo garë, për mediat ka folur trajneri Jeton Beqiri.
…humbja e thellë…
Jeton Beqiri: “Si fillim dua ta uroj ekipin e Qarabagut për kualifikimin në play off të Ligës së Kampionëve. Besoj se ishte një ndeshje që ata e merituan më shumë. Ne kishim një pjesë të parë të dobët, ku përveç dominimit fizik që kishte ekipi vendas, ne pësuam edhe gola shumë të lehtë. Dhe mos të harrojmë se luajmë në xhiron e tretë dhe në këto nivele nëse pranon kështu gola siç pranuam ne sot, nuk ke asnjë lloj mundësie për kualifikim. Unë dua që ne të qëndrojmë me këmbë në tokë, kur ekipi luan keq, normal se përgjegjësi kryesor jam unë. Dhe unë bisedova me futbollistët, ne duhet të përmirësohemi, duhet ti pranojmë kritikat ashtu siç pranomin uratat për rezultat e arritura. Duke mësuar, duke punuar, kjo ndeshje duhet të na shërbejë si shkollë për të ardhmen.”
…pritjet…
Jeton Beqiri: “Patjetër prisja rezultat më ndryshe, prisja se do të luajmë më ndryshe. Por, ne duhet të jemi realistë dhe ta pranojmë rezultatin ashtu siç është. Të mundohemi të punojmë shumë të përmirësohemi dhe në çdo moment të mësojmë nga një rezultat i lartë si ky dhe që nuk e prisnim.”
…çka nuk shkoi si duhet…
Jeton Beqiri: “Këto ndeshje të xhiros së tretë dhe te kampionatit tonë qe luajmë janë te një intenziteti më te ulët që luajmë për momentin. Pas shumë ndeshjeve të luajtura me radhë, vjen lodhja, vjen konsumimi, kësaj i shtohet edhe mënyra e pranimit të golave dhe gjithçka shkon me rëndë.”
…vazhdojmë në Europa League…
Jeton Beqiri: “Patjetër se do të mundohemi të japim maksimumin edhe në situatën kur do të luajmë në play off-in e Europa League, për shkak se nuk është një nivel i ulët, është një nivel shumë i mirë. Ne do të mundohemi të japim maksimumin, gjithashtu kemi edhe kampionatin e Maqedonisë, ku duhet të jemi të fokusuar që mos të ngelemi mbrapa në tabelën e klasifikimit. Për ne është një situatë, ku nga çdo ndeshje do të jetë një mësim dhe duhet të fitojmë eksperiencë nga ndeshjet europiane këtë verë.”

