
Kuqezinjtë marrin fitoren e 20-të sezonale në kuadër të xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija mundi Shkupin 6:0 në një duel ku nga dy gola shënuan Meliqi (15’ dhe 19’), Ibraimi (45’ dhe 61’) dhe Latifit sollën (85’ e 87’).
…ndeshja…
Anes Meliqi: “Ishte një ndeshje që duhej ta kalonim. Tani të gjithë e dimë se jemi në sprintin final të kampionatit dhe çdo ndeshje e marrim shumë seriozisht. Fakti që shënuam gjashtë gola do të thotë se ishim shumë seriozë. Dua të potencoj se më vjen shumë keq për gjendjen e Shkupit. Vetë vij nga Shkupi, aty kam lindur dhe uroj ky klub ta kalojnë sa më shpejt këtë krizë dhe të kthehen sa më shpejt aty ku e kanë vendin. Klubi i Shkupit ka histori shumë të madhe dhe mëkat të jenë në këtë gjendje.”
…dopieta…
Anes Meliqi: “Të shënoj dy herë është një ndjenjë shumë e veçantë. Jam i lumtur për golat, por mbi të gjitha për tre pikët.”
…dy ndeshjet e fund bëjmë 9 gola…
Anes Meliqi: “Unë mendoj tashmë nëntë gola në dy ndeshje me të vërtetë është një mesazh i qartë se jemi në formë të mirë. Tani i gjithë fokusi është të premten kundër Tikveshit. Na duhet të kemi një rikuperim sa më të mirë dhe të përgatitemi sa më mirë për duelin me Tikveshin.”
…nga dy golat më i bukur ishte?…
Anes Meliqi: “Do ta kisha preferuar të parin”.


повідомляє
Fantastic job — clear benefit in every paragraph.
The website is a model of usefulness.