Deklarata | Jeton Beqirit pas finales së humbur të Kupës ndaj Sileksit

Shkëndija ka lëshuar mundësinë e artë për të mbyllur sezonin me një trofe, duke u mposhtur 1:0 nga Sileksi në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut, të zhvilluar në Shkup. Ndeshja u vendos në minutën e 71-të nga një realizim i Adi Aliç, që doli të ishte vendimtar për këtë sfidë. Me gjithë përpjekjet, kuqezinjtë nuk arritën të përmbysnin rezultatin, duke mbyllur këtë rrugëtim me një zhgënjim të madh në finale.

…një gabim në mbrojtje vendosi finalen…

Jeton Beqiri: “Mendoj që finalen e vendosi një gabim i joni në mbrojtje, ishte si një lloj dhurate në momentet më të mira për ne. Dhe pas asaj edhe shumë pak lojë pati, edhe minuta shtesë që duheshte të jenë normale ishin shumë të pakta. Dhe normalisht është një keqardhje për për mënyrën si humbëm finalen e sotme.”

…mungesat e futbollistëve kryesorë në muajt e fundit…

Jeton Beqiri: “Mendoj që gjatë dy muajve të fundit të kampionatit ne humbëm disa futbollistë shumë të rëndësishëm si Reshat Ramadani, i cili u dëmtua me përfaqësuesen, pastaj Besart Ibraimi mungonte, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, pastaj edhe i pezulluari Ronaldo Webster. Domethënë tre ndër lojtarët kryesorë, të cilët e kanë mbajtur barrën gjatë gjithë kampionatit. Dhe pajtohem me pyetjen tuaj që ndikoi shumë mosloja e tyre, por pavarësisht asaj, besoj që ne e dominuam lojën dhe u dënuam nga një gabim që ishte individual. Dhe pastaj ishte shumë rëndë të kthehesh në lojë, duke pasur parasysh që shumë pak minuta u luajtën në lojë aktive.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top