Deklarata | Jeton Beqiri prononcohet pas barazimit me Strugën

Barazimi 1:1 me Strugën në xhiron e 11-të të elitës vendore ka lënë të pakënaqur trajnerin Jeton Beqiri që thekson se skuadra nuk arriti të menaxhonte mirë lojën pas epërsisë 1:0 në pjesën e parë. Besart Ibraimi me penalti na dha epërsi 1:0 në pjesën e parë, derisa Kehinde (73’) shënoi për mysafirët për barazim, që në fund u tregua të ishte rezultat final i takimit.

…barazimi…

Jeton Beqiri: “Mendoj se nuk e menaxhuam lojën si duhet pas rezultatit 1:0, gabuam në shumë situata, duke i dhënë Strugës shumë mundësi kur ne ishim në posedim të topit. Disa goditje standarde të cilat u’a dhuruam vetëm. Ndjej keqardhje për situatën se si nuk e menaxhuam mirë dhe si nuk ishim më syçelë në ato goditje standard. Nuk lejohet në ndeshje si kjo të pranohet gol nga ato situata të cilat ne i kemi analizuar.”

…duhej ta kishim mbyllur ndeshjen…

Jeton Beqiri: “Patjetër, sepse është e natyrshme ekipi që ka negativë edhe të rezikojë më shumë. Në këtë situatë ishte edhe Struga. Ne në kur duhej të dënonim rivalin me golin e dytë, i dhuruam Strugës disa topa të cilat në situata normale nuk janë të rezikshme, derisa ne krijonim situata të rezikshme. Normal se me fajin dhe gabimet tona erdhi deri te barazimi i rezultatit.”

…presioni nga mungesa e fitores…

Jeton Beqiri: “Sigurisht se ekziston presioni psikologjik dhe normale që te futbollistët dhe te ne ndjehet zhgënjim. Por pas vetëm tre ditëve kemi ndeshje tjetër kampionale dhe ekipi duhet të përgatitet në maksimumin e mundshëm dhe me një qasje shumë profesionle të kërkojmë të kthehemi të fitoret pas tre ndeshjeve luajmë baraz.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top