
Shkëndija bën detyrën në Kupë pasi sot ka fituar 1:0 Detonit Pllaçkovicën në kuadër të çerekfinales. Duelin në Radovish e vendosi goli i Adenis Shalës në minutën e 23-të. Kuqezinjtë në gjysmëfinale do të ndeshen me njërën nga tre skuadrat tjera të kualifikuara (Struga, AP Brera dhe Vardari).
…kualifikimi…
Jeton Beqiri: “Rëndësi kishte kualifikimi, dmth hyrja në mesin e 4 ekipeve më të mira. Këto ndeshje gjithmonë janë të rezikshme edhe për shkak të kundërshtarit dhe rethanave të fushës. Por ashtu si shkoi ndeshja unë jam i kënaqur sepse krijuam shumë, dominuam, ishim agresivë dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Në përgjithësi vlerësoj se ishte një kualifikim i merituar.”
…duhej ta kishim mbyllur më herët…
Jeton Beqiri: “Sikur ta kishim realizuar penaltinë apo ndonjë nga rastet e shumta të krijuara, besoj se ndeshja do të kishte tjetër histori. Por futbolli është i bukur sepse është i paparashikueshëm, shohim edhe në kampionate të ndryshme në Evropë kupa tregohet shumë specifike. Mirëpo me sinqeritet shumë të madh, gjithë futbollistët pa përjashtim them se me angazhimin dhe luftën sportive sot meritojnë një duartrokitje shumë të madhe.”

