Deklarata | Jeton Beqiri komenton fitoren me Voskën

Me golat e Ademit, Tambës, Ibraimit dhe Jakupit mundim 4:0 Voska Sportin, duke vazhduar serinë pozitive në kampionat dhe për të shkuar një hap më afër titullit kampion. Ndeshja e xhiros së 27-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut u dominua nga kuqezinjtë dhe trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me shfaqjen e ekipit. 

…fitorja…

Jeton Beqiri: “Mendoj se ishte një ndeshje të cilën e dominuam, shënuam 4 gola dhe ndoshta pengu i vetëm i ndeshjes mund të jetë se humbëm shumë raste të pastërta sy më sy me portierin. Megjithate kur rezultati është i lartë edhe koncentrimi në momente të veçanta është më i ulët. Por, në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.”

…Latifi në formë, shënojnë Ademi, Tamba e Ibraimi…

Jeton Beqiri: “Sigurisht se është mirë për skuadrën që shënojnë apo asistojnë futbollistët që i përmendët. Por gjithashtu të rëndësishme ishin rikthimi i Qakës, Shalës dhe Websterit që kishin lëndime më të lehta dhe tani janë 100% të gatshëm për skuadrën dhe sot dy nga ata (Shala e Qaka) morën edhe disa minuta. E rëndësishme është ekipi të funksionojë dhe ne nga ndeshja në ndeshje të dukemi më të sigurtë dhe të qëndrojmë në vendin ku jemi për momentin.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top