Deklarata | Jeton Beqiri komenton barazimin me Vardarin

Shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Jeton Beqiri pas ndeshjes me Vardarin në Shkup ka komentuar barazimin 1:1 që realisht nuk e kënaq shumë. Super golit të Reshat Ramadanit (21’) vendasit i’u përgjigjën me realizimin e Spahiut (25’) që ishte rezultati final. 

…barazimi…

Jeton Beqiri: “Sigurisht se barazimi asnjëherë nuk është i pranueshëm për Shkëndijën. Por ashtu si rrodhën ngjarjet, mënyra si pranuam golin dhe si janë kushtet për lojë këtu, dmth jo të barabarta definitivisht. Mënyra si nuk shfrytëzojmë momentet në pjesën e dytë, na bën me patjetër të pranojmë rezultatin për shkak se është në suaza lojës.”

…pauza dy javore…

Jeton Beqiri: “Ishte kjo ndeshje derbi, tani në pranverë kundër Vardarit asnjë skuadër nuk ka fituar përveç neve në ndeshjen e parë. Bisedohet për një ekip totalisht i organizuar në pranverë dhe normal neve do mundohemi ta shfrytëzojmë maksimalisht pauzën dy javore me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për sprintin final.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top