Deklarata | Jeton Beqiri flet pas triumfit ndaj Sileksit

Fitore 4:2 me përmbysje ndaj Sileksit në duelin e dy skuadrave të kreut, me kuqezinjtë që ruajnë pozitën e parë. Kërstevski, F. Ramadani dhe Ibraimi me golat e tyre anuluan dhe përmbysën epërsinë fillestare të rivalit, derisa Latifi mbylli takimin me rezultatin final 4:2.

…përshtypjet…

Jeton Beqiri: “Mora një model negativ dhe një pozitiv. Negativi ishte se pjesën e parë ishim shumë keq dhe pozitivi ishte se rikuperohemi në vazhdim. Pas bisedës që patëm në pauzë, me futbollistët rikthehemi dhe shënojmë 3 gola.”

…bëjmë diferencën në pjesën e dytë…

Jeton Beqiri: “Patjetër, unë jam shumë i kënaqur me skuadrën në aspektin fizik në krahasim me gjysmësezonin vjeshtor dhe normalisht edhe me cilësitë që kemi në skuadër. Edhe futbollistët që kemi në bankinë janë shumë cilësorë, konkurenca është e madhe. Unë jam i kënaqur si punon ekipi, por duhet të tentojmë të përmirësohemi nga dita në ditë.”

…duhet të përmirësohemi…

Jeton Beqiri: “Patjetër, do të bëjmë analizën e ndeshjes dhe që nga sot brenga ime personale dhe e gjithë skuadrës është ndeshja e ditës së mërkurë në kuadër të Kupës së Maqedonisë kundër skuadrës së Detonitit.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top