Deklarata | Jeton Beqiri flet pas triumfit ndaj Brerës

Fitore për festën e Fitër Bajramit sjellin kuqezinjtë duke mundur 2:1 AP Brera në duelin e xhiros së 25-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Besart Ibraimi ishte protagonist absolut me dy gola (9’ dhe 61’), të dy pas asistimeve perfekte të Ibrahim Alhassanit, duke bërë të pavlefshme barazim e përkohëshëm të Ndzengues që u tregua i saktë nga pika e bardhë (55’). 

…fitorja…

Jeton Beqiri: “Mendoj ishte ndeshje e dominuar dhe fitore e merituar. Tani nëse analizojmë ndeshjen do ndjejmë keqardhje për rastet që nuk i shfrytëzuam. Sikur të konkretizonim rastet e pastërta që kishim dhe mos të kishte ndodhur ajo penalti aksidentale, besoj se do të ishte fitore më e lehtë. Por unë e di se tani në pranverë asnjë ndeshje nuk do të jetë e lehtë, gjitha ndeshjet do të jenë shumë të komplikuara dhe po të shihni rezultatet e ndeshjeve tjera dalim te ajo që unë e prisja. Prandaj çdo takim do ta përgatisim në mënyrën më të mirë dhe të kërkojm të marrim më shumë pikë se skuadrat tjera deri në fund të kampionatit.”

…lidhja Ibraimi-Ibrahim Alhassan…

Jeton Beqiri: “Po te golat e sotëm u tregua mbase koiçidencë, por unë dua të përgëzoj gjithë ekipin, jo vetëm Besartin dhe Alhassanin. Dmth gjithë ishin serioz, dhanë maksimumin. Me pak kujdes mund ta kishim bërë fitorja të dukej më e lehtë. Por, si që e thash më herët, asgjë nuk do të jetë e qartë dhe e lehtë deri në fund të kampionatit. Kështu që më pëlqen dhe më shijon  edhe më shumë një kampionat i luftuar nga të gjithë.”

…gabojnë rivalët dhe shtojmë diferencën…

Jeton Beqiri: “Normal ndjehet një kënaqësi e momentit. Ne kthehemi faktikisht nga një periudhë komplekse, praktikisht dy ditë më parë kemi përfunduar muajin e Ramazanit. Duhet cekur se një numër i madh i futbollistëve kanë agjeruar dhe kjo ka ndikuar në prishjen e bioritmit sa i përket gjumit, pushimit, ushqimit dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë më përgatitjen. Por, në të njejtën kohë kjo forcon edhe karakterin. Tani pres që me kalimin e kohës ekipi të jetë më mirë edhe fizikisht, por edhe të jemi vigjilentë dhe të mençur për të analizuar situatën deri në fund ashtu si duhet.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top