Deklarata | Jeton Beqiri flet pas ndeshjes me Vardarin

Shkëndija del e mundur 1:0 nga derbi i xhiros së 10-të në elitën e futbollit vendor, pasi mundemi nga Vardari në Tetovë. Takimi u vendos nga goli i Babunskit nga penaltia në minutën e 49-të. 

…humbja…

Jeton Beqiri: “Gjatë gjithë takimit gjithçka shkoi kundër neve, me raste të humbura, me rastin e penalltisë, por edhe me raste të tjera.”

…përgjegjësia…

Jeton Beqiri: “Normalisht, gjithmonë sa i përket përgjegjësisë kur rezultati nuk është i mirë, në këtë rast humbja, përgjegjësia i takon trajnerit, do të thotë mbi mua. Gjithçka që na duhet në këtë moment, është ta ruajmë qetësinë dhe të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme.”

…nënvlerësim i rivalit…

Jeton Beqiri: “Në derbi nuk mund të ketë nënvlerësim, besoj që shumë futbollist në repartin e sulmit janë jashtë forme dhe për këtë duhet të gjejmë mënyrë se si të dalim nga kjo problematik që e kemi për momentin.”

…çka s’funksionoi…

Jeton Beqiri: “Jemi shumë pak të rrezikshëm në sulm, në momente të veçanta kur kemi raste të pastra para golit nuk i shfrytëzojmë, por edhe gabimet e kundërshtarit nuk i shfrytëzojmë dhe kjo është shumë shqetësuese për momentin. Për atë në fillim e potencova, se gjithçka në këtë takim shkoi kundër nesh.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top