Deklarata | Jeton Beqiri flet pas ndeshjes me Strugën

Trajneri Jeton Beqiri pas barazimit 1:1 me Strugën në duelin e xhiros së 30-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë nuk ka fshehur mërzinë për paraqitjen e ekipit, që duket se po e vuan presionin e garës për titullin kampion. Dueli në Strugë u vendos nga golat e Spirovskit (49’) për vendasit dhe Latifiti (81’) për Shkëndijën, derisa me barazimin e Sileksit në fushë të Rabotniçkit, kuqezinjtë kanë nevojë vetëm për një fitore të mërkurën në Tetovë (me Rabotniçkin) për të siguruar matematikisht titullin kampion. 

…barazimi…

Jeton Beqiri: “Ndjej keqardhje edhe për këtë ndeshje edhe për ndeshjen paraprake. Në këto takime patjetër të luash në mënyrë më cilësore dhe të shfrytëzojmë rastet që na jepen para portës. Rivali për titull barazon, barazojmë edhe ne dhe ky është një gabim i yni dhe kjo është e pafalshme për ne. Nëse ndeshjen e kaluar gabuam shumë në mbrojtje, në këtë ndeshje shpërdoruam shumë në sulm raste të pastërta për gol. Ndjehet një ngërç psikologjik dhe gjatë javës duhet të punojmë në këtë aspekt. Kemi vetëm dy ditë, sepse një nga ndeshjet tona kryesore e luajmë të mërkurën kundër Rabotniçkit në Tetovë. Duhet të jemi shumë vigjilent dhe shpresoj që me fitore edhe matematikisht ta sigurojmë titullin.”

…keqardhje për tifozerinë…

Jeton Beqiri: “Një falemenderim të veçantë për “Ballistët” dhe tifozët të cilët sot na mbështetën. Është për keqardhje dhe shqetësuese që kemi ngërç psikologjik te futbollistët që dukshëm sikur janë bllokuar. Këto dy tre ditë duhet të punojmë shumë dhe të përgatitemi për të fituar ditën e mërkurë dhe për të mbyllur gjitha matematikat e garës për titull.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top