Deklarata | Jeton Beqiri flet pas ndeshjes me Qarabağun 

Pas ndeshjes së parë të raundit të tretë eliminator të UEFA Champions League ndaj Qarabağ FK të Azerbajxhanit ku Shkëndija u mund me rezultat 1:0, për mediat ka folur trajneri Jeton Beqiri. 

…ndeshja…

Jeton Beqiri: “Një falenderim i veçant për publikun që krijuan atmosferë edhe na përkrahën gjatë 90-të minutave. Ishte një ndeshje e barabartë, me një kundërshtar që luan vazhdimisht në grupet e Liga Europës dhe Ligës së Kampionëve. Por, për mua e rëndësishme është se futbollistët luftuan, besoj që dhanë maksimumin, sipas mendimit tim, tani pas ndeshjes impresionet janë që kishim një pjesë të parë jo të kënaqme, ndërsa në pjesën e dytë niveli i lojës u ngrit dhe kishim edhe rastet tona. Por, si një përmbledhje e gjithçkaje, besoj që vendosi një pakujdesi e jona. Qarabag-u kishte rastet e veta, por edhe ne patëm rastet tona, ata nuk i shfrytëzuan, por as ne nuk i shfrytëzuam, teksa ata shfrytëzuan vetëm rastin e penalltisë, një pakujdesi e jona, të cilën e shndërruan në gol. Sa i përket mundësive, ne do të tentojmë, gjithçka për gjithçka, ne nuk kemi humbur me rezultat katastrofik, ne kemi humbur vetëm 1:0 dhe pse mos të tentojmë të fitojmë në Baku. Duhet të jemi gjithmonë optimist, duhet gjithmonë të shikojmë përpara dhe në aspektin pozitiv.”

…zëvendësimi i Ibraimit…

Jeton Beqiri: “Kisha ndjesinë që në minutat e fundit kishte lodhje të tepërt. Disa mundësi që i kishte, ishin të humbura nga lodhja, për shkak se situatën e fundit para ndërrimit, Besarti nuk gabon nga ato situata. Kështu që ishte shumë i konsumuar dhe ndërrimi ishte për këtë aspekt.”

…zëvendësimi i Ibraimit…

Jeton Beqiri: “Humbëm, por nuk u dorëzuam, nuk u turpëruam. Keqardhja ime e vetme është se nuk luajtëm mirë dhe nuk ishim në nivel në pjesën e parë. Keqardhja e dytë është se nuk duhet në këto nivele, në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve të pësojmë ashtu golash. Pasi goli është një përparësi psikologjike për kundërshtarin dhe goditje për ne. Sikur në rastin e ardhshëm me Krasniqin të kishim barazuar, besoj që ndeshja do të kishte një drejtim tjetër. Por, në përgjithësi mendoj se ne nuk humbim në këto ndeshje. Unë mendoj që në këto ndeshje ne fitojmë, futbollistët marrin përvojë, futbollistët do të rriten nga gabimet, ne vetëm mund të mësojmë dhe mund të marrim eksperiencë për shkak se dihet niveli i kësaj ndeshje me nivel të ndeshjeve që ne zhvillojmë në kampionat është jashtëzakonisht shumë i madh. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë për ta ngritur nivelin e futbollistëve në aspektin e lojës.”

…ndeshja e kthimit…

Jeton Beqiri: “Është e rëndësishme që të besojmë dhe të tentojmë. Për arsyje se unë mendoj se do të shprehemi më mirë në Baku, për shkak se unë besoj se presioni do të jetë në anën e vendasve. Ndoshta një gol në pjesën e parë apo një gol i hershëm, mund ta ndryshojë të gjithë kahjen e ndeshjes. Unë, stafi dhe gjithë ekipi jemi të një mendimi se nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment. Duhet të luftojmë dhe duhet të besojmë deri në fund.”

…presioni…

Jeton Beqiri: “Ne objektivin primar që kishim e arritëm, kualifikimin në grupet e Conference League. Dhe ky është një rezultat për tu respektuar. Por këtë e arritëm me dy fitore në Ligën e Kampionëve dhe kjo është pozitive. Megjithatë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të jemi të urritur dhe të tentojmë për diçka më shumë. Ky është mendimi im pesonal dhe normalisht edhe i klubit. Por, këto ndeshje janë të forta shumë, janë ndeshje të cilat ne në Bukuresht u konsumuam shumë dhe e njejta u vërejtë, pasi freskia në pjesën e parë ishte më shumë në anën e Qarabag-ut, të cilët edhe aventurën e kanë nisur nga xhiroja e dytë e Ligës së Kampionëve. Mendoj që edhe aspekti psiqik në disa momente luan rol. Por, ne jemi të vetëdijshëm se çfarë përfaqësojmë, kundër çfarë situate luajmë dhe nuk është e mirë dhe profesionale e as në frymën futbollistike që të dorëzohemi. Edhe me Qarabag-un dhe me ekipet tjera që do ti kemi në të ardhmen, duhet të luftojmë deri në atomin e fundit.”

…të premten nis kampionati vendor…

Jeton Beqiri: “Është e rëndësishme të themi se ne kemi një grup të mirë të futbollistëve, të cilët mund të japin maksimumin në çdo moment. Për ne më e rëndësihme është ndeshja e radhës kundër Shkupit në kampionat ditën e premte. Besoj që më disa ndryshime në formacion dhe me disa futbollist që janë të freskët, për të cilët unë kam shumë besim që do të japin maksimumin. Në duhet të respektojmë kampionatit, sepse përmes kampionatit ne jemi këtu ku jemi tani. Ne jemi në konsultime gjithmonë me kryesinë e klubit për të afruar edhe ndonjë futbollist për shkak se vjeshta jonë do të jetë shumë e gjatë, shumë ndeshje në tre fronte, do të jemi në grupe, në kampionat dhe në Kupë. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm, do të punojmë me kokën ulur, do të respektojmë çdo kundërshtar dhe gjithmonë të mundohemi të gjejmë motivin për punë.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top