Deklarata | Jeton Beqiri flet pas ndeshjes me Makedonija Gj.P. 

Shkëndija mban hapin e sigurtë në kampionat dhe fiton edhe duelin e xhiros së dytë. Ademi (9’), Krasniqi (pen.54’) dhe Tamba (68’) shënuan golat për tre pikët e reja, derisa Glishiq (90’) realizoi golin e nderit për vendasit. 

…fitorja…

Jeton Beqiri: “U arritë qëllimi. Objektivi ishte që të marrim tre pikët. Normal që ekipi gjatë kësaj periudhe është në rotacion e sipër, ku nga lodhja e Europës, secili futbollist meriton të ketë minuta. Jam i kënaqur me rezultatin dhe me fitoren, jam i kënaqur edhe me paraqitjen në tërësi edhe pse përballemi me kushte shumë të rënda. Por, i mërzitur shumë me pranimin e golit në minutat e fundit. Si asnjëherë më parë, ju kam bërtitur futbollistëve, pasi nuk duhet të lejojmë që në këto situata të pranojmë gol.”

…nervoza për golin e pësuar…

Jeton Beqiri: “Patjetër, ato janë goditje që kundërshtari i ka një ose dy dhe ato i pranojmë gol. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, normalisht bie edhe përqendrimi te disa futbollistë të ri dhe te disa futbollist që ndoshta edhe lodhja i ka kapluar. Por, ne duhet të jemi shumë serioz, unë gjithmonë dua sakrificë. Futbollist të cilët duan të mbrojnë fanellën e Shkëndijës, duhet të jenë shumë serioz dhe duhet të sakrifikojnë deri në fund për shkak se Shkëndija nuk është klub i rëndomtë, është shumë i rëndësishëm, më shumë se një klub dhe unë nuk mbaj mend kur jam acaruar kështu pas ndeshjes dhe ju kam bërtitur futbollistëve, për shkak se këto duhet të jenë disa vërejtje neve duhet të na hapin shumë sytë.”

…rotacioni…

Jeton Beqiri: “Shumë e rëndësishme është që deri në fund të muajit gusht të dalim me pikë mirë. Kjo është shumë e rëndësishme. Për shkak se tani ne kemi çdo javë nga tre ndeshje. Kur të fillojë Liga e Europës apo Liga e Konferencës, varësisht se ku do të plasohemi, atëherë luajmë vetëm dy ndeshje në muaj dhe ato kanë largësi dhe nuk do të jetë ngarkesa si është tani. Për mua e rëndësishme është që në këto 4/5 xhirot e para të jemi shumë cinik, të menaxhojmë situatën dhe të mundohemi të marrim sa më shumë pikë të jetë e mundshme. Jam i befasuar, si mund të luhet Liga e Parë e Maqedonisë në këto kushte. U bëj apel organeve kompetente, që të shohin dhe të kontrollojnë fushat, pasi nuk ka asnjë logjik, ndeshjet tani jepen në transmetim, është futur edhe sistemi VAR që është për tu përshëndetur, dhe fusha të jetë në kësi lloj kushte, me bari kaq të lartë. Ekzistojnë nëpër fushë disa gropa që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e lojës, por edhe në shëndetin e futbollistëve, për shkak se lojtari jonë dëmtohet në pjesën e parë nga një gropë që është e jashtëzakonshme të ekzistoj në fushat e futbollit, prej të cilave ka shumë në këtë fushë”. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top