Deklarata | Jeton Beqiri flet pas ndeshjes me Arsimin

Kuqezinjtë nuk shkuan sipas planit në xhiron e 14-të, pasi dolëm të mundur 3:0 në transfertën me Arsimin në Gostivar. Shkëndija nuk mundi të shfrytëzojë disa shanse në pjesën e parë, derisa në të dytë vendasit shënuan tre gola (Shefiti 46’, Taipi 49’ dhe Jahiji 75’) për fitore dhe tre pikë nga ky duel. 

…humbja…

Jeton Beqiri: “Ishte një paraqitje normale në pjesën e parë, kishim disa raste të pastërta për shënim. Ndërkohë ajo që ndodhi në pjesën e dytë, ishte shumë zhgënjyese, në momente të veçanta edhe e turpshme, mos të them edhe skandaloze nga ana jonë. Nuk mund ta shpjegoj për momentin humbjen, duhet të bëjmë analiza. Bëmë aq shumë gabime në mbrojtje, ishte një ditë e keqe dhe shumë e zezë, me një paraqitje shumë të dobët nga ana jonë.”

…qasja…

Jeton Beqiri: “Mendoj që e kishim përgatitur ndeshjen dhe ishim shumë serioz, pasi e dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë nga shumë rrethana dhe arsye tjera. Mirëpo nuk ka asnjë arsyetim që ne ta humbim në këtë mënyrë. Duhet të ulemi, të analizojmë, të reflektojmë dhe normalisht nga unë i pari të marr përgjegjësinë, pasi unë jam ai që duhet ta marr këtë përgjegjësi. Duhet të bëjmë analizë dhe shumë e rëndësishme është që Shkëndija të reagojë fuqishëm nga ndeshja e ardhshme.”

…shanset e humbura…

Jeton Beqiri: “Unë mendoj se nëse shënonim të parët do të ishte histori totalisht tjetër e ndeshjes. Në këto situata, në këto ndeshje ku ka presion nga ekipi kundërshtar, shumë e rëndësishme është që të shënosh dhe normalisht pastaj ndeshja do të kishte marrë kahje tjetër. Por, unë asnjëherë s’dua të kërkoj alibi, totalisht faji është i joni dhe i imi. Ju kërkoj ndjesë tifozëve dhe përkrahësve të Shkëndijës për këtë humbje, pasi është një humbje e turpshme nga ana jonë. Unë shpresoj se Shkëndija do të jetë aq e fortë dhe do të kthehet me rezultate të mira në ndeshjet në vazhdim.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top