
Fitorja 3:2 në fushë të AP Brera ka lënë të kënaqur trajnerin Jeton Beqiri në aspekt të tre pikëve të fituara dhe luftës së skuadrës, mirëpo potencon se skuadra nuk duhej të kishte toleruar aq shumë në defanzivë ku në fund rrezikuam jo pak. Ademi, Kërstevski dhe Krasniqi shënuan golat për triumf në duelin e xhiros së 11-të në LPFMV.
…fitorja…
Jeton Beqiri: “Tre pikë shumë të rëndësishme. Jam i kënaqur me luftën e futbollistëve në fushë gjatë 90-të minutave dhe nuk jam i kënaqur me mënyrën se si i pësuam golat. Pasi një skuadër me eksperiencë, siç është skuadra jonë, nuk do të duhet të tolerojë kështu lloj gabimesh të këtij niveli të sotëm. Dua të përmendi edhe atë, se më e rëndësishmja për momentin është që sot marrim tre pikë, pas humbjes të hënën.”
…toleruam në defanzivë…
Jeton Beqiri: “Nëse ne deri tani kemi pranuar shumë pak gola dhe kundërshtarët na kanë krijuar shumë pak raste, sot ata edhe pse nuk krijuan shumë raste, por në ato që krijuan, ishin shumë të rrezikshëm. Mbrojtësit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi në fushë mysafire të shënosh tre gola, duhet të marrësh një fitore më të lehtë në krahasim me atë që morëm ne sot.”
…Gaye pret penalti…
Jeton Beqiri: “Shumë e rëndësishme si pritje. Gaye është një nga pikat e forta të ekipit tonë, por besoj se luftoi e gjithë skuadra dhe diçka që në fakt duhej të bëhet më e lehtë, skuadra e komplikoi me veprimet që bëmë në mbrojtje. Sa i përket gjërave tjera, unë nuk dua të flas sot shumë për futboll, pasi ju e shihni më mirë se për çfarë gjendje të fushës flitet për pas shpinës time dhe për këtë kur sheh disa futbollist në zhveshtore tani të gjitha këmbët i kanë me lëndime, e ke të qartë se ku luajmë. Megjithatë kjo pjesë është për tu analizuar nga instanca tjera.”

