Deklarata | Jeton Beqiri flet pas fitores ndaj TNS

Fitorja 2:1 pas 120 minutave lojë ndaj skuadrës kampione të Uellsit, The New Saints na ka dhënë kualifikim në raundin e dytë eliminator të UEFA Champions League ku na presin dy duele me FCSB (Steaua) Bukureshtin e Rumanisë. Pas barazimit 0:0 në takimin e parë, mbrëmë Shkëndija duhej të luajë kohë shtesë për të siguruar kualifikimin, pasi 90-të minutat e rregullta u mbyllën 1:1. 

…kualifikimi…

Jeton Beqiri: “Besoj se ishte ndeshje totalisht e dominuar nga ana jonë, pësuam një gol aksidental, luhej në temperatura të larta dhe presioni psikologjik është shumë i madh. Besoj se takime duhej të ishte vendosur që në kohën e rregullt, por futbolli i ka këto dhe me rëndësi mbetet kualifikimi.”

…TNS shënoi nga një rast…

Jeton Beqiri: “Goli i ekipit kundërshtar na goditi në aspekt psiqik dhe aty patëm disa momente kur nuk luajtëm mirë. Pastaj pjesa e dytë ishte gjithçka në presion e sipër, për shkak se ne ishin favorit dhe donim të kalojmë. E dimë se jemi skuadër më e mirë, kemi futbollistë më të mirë se TNS-ja. Dmth gjithçka kishte të bëjë me një ngërç psiqik, por nuk mendoj se rastet kanë munguar. Përkundrazi, kishim raste të shumta, ashtu si ju futëm ndeshjes doli se vetëm në një aksion të vetëm portieri kundërshtar mbron tre situata të pastërta. Besoj se sikur të ishim më efektiv në aspekt të shënimit të golave, gjithçka do të ishte shumë më e lehtë. Është i drejtë konstatimi juaj se në fund të ndeshjes u komplikua gjithçka dhe pajtohem se nëse ndeshja shkonte në penalti, presioni psiqik do të ishte në anën tonë dhe rivali do të kishte përparësi të madhe. Mirëpo falë Zotit, besoj se në fund drejtësia erdhi në vend, pasi duke u bazuar në të dyja ndeshjet, besoj se merituam kualifikimin më shumë se ekipi kundërshtar.”

…pason FCSB e Rumanisë…

Jeton Beqiri: “Besoj se më e lehtë është të luash me një skuadër të tipit të Steaua-s (FCSB), për shkak se edhe presioni psikologjik nuk është aq i madh, edhe roli i favoritit është në anën e rivalit. Besoj të jetë ndeshje e bukur për ta pa. Por, ne jemi Shkëndija dhe kemi për detyrë të japim maksimumin, të mundohemi ta fitojmë ndeshjen, të nxjerrim rezultat sa më të volitshëm në ndeshjen e parë dhe të mundohemi që si kampionë të prezantojmë futbollin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Share

1 comment

  1. July 16, 2025 at 12:33
    Jimmy Bullard

    Racist cunts.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top