Deklarata | Jeton Beqiri flet pas fitores ndaj Tikveshit

Shkëndija del me tre pikë nga dueli i xhiros së 7-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi goli i Sebastjan Spahiut në minutën e 36-të na mjaftoi për fitore 1:0 ndaj Tikveshit në Tetovë. 

…fitorja minimale…

Jeton Beqiri: “Ka kampionati edhe kshtu lloj ndeshje qe fitohen me vështirësi, në disa me momente me pak fat, por duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë situatën se kemi një skuadër që vjen pas shumë ndeshjeve dhe te shumë futbollistë shfaqen lodhjet, të cilat janë normale pas gjithë atyre ndeshjeve. Edhe në aspektin e shkarkimit emocional e bën të vetem, megjithatë nga sot unë e mbaj mend vetëm tre pikëshin.”

…lodhja…

Jeton Beqiri: “Unë mendoj se ka të bëjë më shumë me lodhje fizike, emocionale, psikologjike. Komentet nga jashtë, unë gjithmonë i dëgjoj, i respektoj, por nuk janë aspak profesionale për shkak se këto janë lodhje të akumuluara, nuk janë lodhje të momentit. Edhe futbollistët që kanë kapacitet të madh, e shoh se janë me ngarkime fizike. Ne tani duhet të bëjmë maksimumin që ekipi të kthehet sa më shpejt në freski. Normal ne kemi shumë futbollist cilësor dhe nga ndeshja në ndeshje bëjmë nga 6, 7 apo 8 ndryshime dhe e njejta do të vazhdojë, që tu largohemi dëmtimeve, për shkak se ne i monitorojmë edhe çështjen e dëmtimeve dhe unë jam i mendimit që në këto ndeshje që nuk shkëlqejmë në aspektin e lojës, është e rëndësishme të marrim fitore. Nëse marrim fitore, pastaj e marrim me qetësi dhe e kemi më të lehtë të shprehemi në ndeshjet e ardhshme. Ne jemi të vetëdijshëm se do të përballemi me probleme për arsye se kemi shumë, shumë ndeshje për një periudhë të shkurtë, kur në çdo tre ditë kemi ndeshje. Por, kemi edhe shumë futbollist. Për fat të keq sot kishim dy mungesa, Qakën për arsyjea familjare dhe Al Hasan që nuk ishte i gatshëm për lojë dhe nuk kishim shumë zgjidhje për në mesfushë. Megjithatë unë jam i kënaqur me dëshirën dhe maksimumin dhe besoj që Shkëndija brenda kohës do të përmirësohet edhe në aspektin e lojës, ku besoj se do të kemi edhe ndeshje që do të fitojmë më me lehtësi, të fitojmë me akoma më shumë spektakël, më me lojë të mirë, por duhet të jemi realist dhe ta shohim të gjithë skuadrën , të cilët kanë marrë pjesë bashkë me ne në Europë, janë shumë më keq se ne në kampionat për shkak se është një lodhje që akumulohet dhe unë publikun e kuptoj gjithmonë e respektoj, publiku e ka të drejtën e vet edhe kur nuk ka të drejtë, por ne merremi me punë profesionale, edhe e dimë që do të kemi probleme. Sa më shumë rezultate pozitive të marrim deri në vjeshtë, do të jemi në pozita të mira, për shkak se nuk është një gjë që sanohet brenda një javë apo dy jave pushim, ku këtë problem e kanë edhe skuadrat e mëdha europiane.”

…zgjidhje për oscilacionet…

Jeton Beqiri: “Kjo zgjidhet me shumë rotacion, ku të njejtën jemi duke e bërë tani. Sa i përket rotacionit, ne kemi disa futbollist që na kanë ardhur me vonesë dhe duhet kohë që ata ta marrin maksimumin e mundshëm. Normalisht që konsultohemi edhe me trajner tjerë, por mbi të gjitha duhet të kuptojmë se kemi të bëjmë me emocione të futbollit. Futbollistin kur e pyet, asnjëherë nuk thotë se jam i lodhur, por realiteti është gjithçka tjetër. Ne bisedojme dhe komunikojmë me futbollistët, marrim një lloj përgjigje që jemi mirë jemi okej, megjithatë atë që shohim në fushën e lojës dhe në matjet që bëjmë, nuk janë ato që ata na i shprehin para ndeshjes. Është normale kjo, ne e kërkonim që të futemi në grupe,  tani jemi në grupe. Mbajë mend para shumë viteve kur Shkëndija kur ishte afër grupeve, por pastaj shfaqeshin shumë probleme në kampionat. Unë shpresoj që të qëndrojmë mirë me pikë, të fitojmë ndeshje me lehtësi, të fitojmë edhe si kjo ndeshje e sotme me shumë vuajtje, por të rëndësishme janë tre pikët.”

…goli debutues i Spahiut…

Jeton Beqiri: “Spahiu është një lojtar cilësor, si pjesa tjetër e skuadrës. Ne kemi shumë futbollist cilësor dhe do të presim që ai të kapë formën maksimale, gjithmonë duke u kujdesur sa i përket minutazhit. Për shkak se ne nëse i përforcojmë futbollistët e njejtë, do të vimë në një situatë ku do të kemi shumë lëndime. Për momentin nuk kemi asnjë lëndim. Të gjithë e skuadrës është në dispozicion dhe kjo është shumë e mirë. Futbollistët që janë duke kaluar në një formë të keq, unë e di se shumë shpejt do ta marrin veten, edhe këto që kanë ardhur me vonesë do ta marrin veten dhe do të jenë një ndihmesë. Unë parashoh se do të jetë një luftë e fortë në vjeshtë dhe nëse kalojmë mirë në vjeshtë, në pranverë unë besoj se do të jemi ekipi më i mirë në kampionat.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top