Deklarata | Jeton Beqiri flet pas duelit me Pelisterin

Fitore mininale (1:0) por shumë e rëndësishme për kuqezinjtë që i shkaktojnë Pelisterit disfatën e parë në terren të vet këtë sezon. Goli i Florent Ramadanit (36’) rezultoi vendimtar për triumfin e 8-të sezonal të Shkëndijës, që ruan vendin e parë në renditje me pikë të barabarta me Gostivarin dhe Sileksin.

…fitorja…

Jeton Beqiri: “Ndeshje ku shihet vetëm tre pikëshi dhe fitorja, pa ndonjë bukuri sa i përket lojës. Edhe pse mendoj se një pjesë të madhe të ndeshjes dominuam, kishte situata kur edhe u rezikuam mbrapa, kryesisht nga gabimet tona. Mirëpo në përgjithësi them se luajtëm në një fushë të vështirë, jemi skuadra e parë që fitojmë këtu këtë sezon. Dua të potencoj se në pjesën e dytë dhe një periudhë të pjesës së parë fusha ishte me ngrica dhe rrëshqitej shumë dhe unë patjetër të jem i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Disa lojtarë kthehen nga dëmtimet dhe fatkeqësisht paraqiten sërish të njejtat probleme. Por ne duhet të menaxhojmë deri në fund situatën dhe të mundohemi të marrim pikët. Kurse sa i përket lojës, kemi momente kur shfaqim pasiguri, kemi momente kur dukemi mirë dhe kemi momente kur menaxhojmë mirë situatat.”

…triumf në qytetin e alfabetit…

Jeton Beqiri: “Patjetër se është një fitore e rëndësishme këtu në Manastir edhe për shkak të festës, por edhe tifozëve tanë të cilët me padurim presin rezultate pozitive të Shkëndijës dhe ne i falenderojmë shumë për përkrahjen, normal edhe kritikat i pranojmë. Por ne kemi probleme me disa lojtarë që kthehen nga dëmtimet, kryesisht lojtarë që kanë ardhur me vonesë në ekip dhe nuk kanë një fazë të mirëfilltë përgatitore. Por besoj se me kalimin e kohës, konkretisht në pranverë Shkëndija do të jetë skuadër më solide për shkak se besoj të organizojmë fazë përgatitore më cilësore, pastaj gjithë futbollistët do të jenë nga dita e parë në stërvitje, diçka që ne për momentin e vuajmë. Gjithashtu jemi lojtarë që kanë bërë shumë ndeshje, futbollistë që kanë pasur angazhime edhe në reprezentacion dhe tani ka ardhur lodhja dhe normalisht paraqiten probleme të përditshme të cilat ne duhet t’i menaxhojmë.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top