
Barazimi 0:0 me Arsimin e Çegranit në duelin e xhiros së 3 në elitën e futbollit vendor ka lënë të pakënaqur trajnerin Jeton Beqiri, që kritikon ekipin për një pjesë të parë nën nivelin e pritur. Vazhdimi ishte me më shumë volum loje, mirëpo shanset e krijuara nuk u konkretizuan me gol.
…barazimi…
Jeton Beqiri: “Ndeshja nuk shkoi ashtu siç deshtëm. Normalisht jam i mërzitur me lëshimin e dy pikëve. Sipas mendimit tim, kishim një pjesë të parë shumë të dobët, thuajse nuk kishim asnjë lloj rreziku në portën kundërshtare, ndërsa në pjesën e dytë ishim ekipi që kontrolloj lojën, krijoi disa raste, por mbeten të pa realizuara. Dhe, në momentin kur nuk realizon ashtu lloj momente të pastërta siç i kishim ne 3-4 të tilla, mundeshim edhe të ndëshkohemi nga kundërshtari, kur në një situatë na shpëtoi edhe portieri nga një gol i sigurtë. Megjithatë ne duhet të fokusohemi, duhet të punojmë, me të gjithë energjinë duhet ta drejtojmë tek dita e enjte, ndërsa sa i përket kampionatit, kemi akoma shumë ndeshje, nuk duhet të lëshojmë pikë si sot, por kokën lartë dhe duhet shumë punë dhe gjithashtu të mësojmë nga gabimet.”
…çka kishe bërë ndryshe…
Jeton Beqiri: “Nuk do të bëja ndryshe sa i përket formacionit, për shkak se ne kemi dëmtime të disa futbollistëve, të cilët mundohen të rikuperohen deri në ndeshjen e së enjtes. Konkretisht thënë kemi Kamer Qakën jashtë, kemi Fiton Ademin jashtë, Tambën jashtë për shkak të ngërçeve muskulore, kishte problem Webster, do të thotë kemi disa futbollist që janë afër lëndimit për shkak të ndeshjeve të Europës, të cilat kanë një intenzitet të jashtëzakonshëm. Nuk do të ndryshoja gjë, pasi të gjithë futbollistët duhet ta kenë rastin. Sot nuk kishim një ditë të mirë, veçanarisht në pjesën e parë dhe mendoj që në këto situata ne duhet të bëjmë analizën, duke nisur nga vetja, pasi jam unë ai që e marrë përgjegjësinë, duhet të bëjmë analizë dhe të nxjerrim konkluzione. Gjithashtu shqetësusese është edhe fusha për lojë në këto situata për shkak se si asnjëherë më parë, kemi një fushë të papërshtatshme. Nuk dua të gjej alibi, por mënyra se si luajmë ne, niveli që luajmë ne, është një pengesë shumë e madhe që futbollistët të shfaqen në mënyrë cilësore.”

