Deklarata | Artim Pollozhani pas humbjes 2:1 nga NK Bravo

Shkëndija është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra sllovene NK Bravo në ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të UEFA Conference League. Kuqezinjtë kaluan të parët në minutën e 11-të me golin e Endrit Krasniqit nga pika e bardhë, por vendasit arritën të përmbysin gjithçka me golat e Kopatinit dhe Stankoviçit. Përkundër humbjes, Shkëndija krijoi disa raste të mira shënimi, ndërsa kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Shkup. Pas ndeshjes, trajneri Artim Pollozhani doli përpara mediave për të dhënë analizën e tij.

…humbja përkundër rasteve të shumta dhe mungesa e finalizimit…

Artim Pollozhani: “Unë i përgëzova çunat për paraqitjen që bënë. Mendoj që kemi bërë një ndeshje të bukur, një ndeshje me shumë raste me një kundërshtar që ne e patëm potencuar edhe më parë që është jashtëzakonisht taktikisht i vendosur mirë në fushë. Normalisht ajo që nuk funksionoi, unë mendoj që është finalizimi, sepse në momentet që në një ndeshje në Kupat e Evropës prodhon volum aq të lartë edhe prodhon raste para portës, që janë që mundësi goli, unë mendoj që është pozitive sepse rastet janë. Tani patjetër që ne duhet të punojmë te kjo pjesa e finalizimit sepse normal në Kupat e Evropës çdo gol është jashtëzakonisht i vlefshëm, çdo gol sidomos në fushën kundërshtare është i vlefshëm, por që më mërzit fakti që prodhuam raste dhe finalizimi mungoi. Kjo është për meritë të çunave sepse unë mendoj që kanë bërë një ndeshje të mirë.”

…shanset për përmbysje në ndeshjen e kthimit në Shkup…

Artim Pollozhani: “Në të tilla ndeshje, praktikisht ndeshje që janë në Kupat e Evropës, nuk ka siguri rezultati. Kështu që edhe po të ishim në një rezultat më pozitiv, praktikisht në Shkup do të duhej të futeshim maksimalisht për ta fituar ndeshjen. Kështu që ndonjëherë ky rezultati negativ është edhe i dobishëm në aspektin e asaj për shembull që futesh me një qasje tjetër në lojë. Jo se po të ishte rezultati pozitiv ne nuk do futeshim me qasje maksimale, përkundrazi, sido që të ishte rezultati ne do futeshim, por unë po e potencoj edhe një herë që më vjen keq për çunat sepse bënë ndeshje të mirë, prodhuam por mungoi finalizimi.”

…analiza e lojës së NK Bravo dhe golat e pësuar…

Artim Pollozhani: “Nuk më befasoi me asgjë Beavo. Mënyrën e lojës së tyre ne e thamë edhe dje në pres konferencën para ndeshjes. Është një ekip që taktikisht është i disiplinuar, është një ekip që pret në gjysmë fushën e vet edhe pret gabimet e kundërshtarit. Patjetër që golat ishin të evitueshëm, por që unë mendoj që nëse futemi përsëri me këtë qasje dhe duke përmirësuar atë pjesën e fundit, finalizimin, unë mendoj që do kemi rezultat pozitiv në Shkup.”

…aktivizimi i vonshëm i dy sulmuesve, Ibraimit dhe Gjorgjievskit…

Artim Pollozhani: “Shiko, zëvendësimet… mbase keni të drejtë, mbase dy sulmuesit u futën pak me vonesë, por normalisht kur je në ndeshje të tilla, në kompeticion të tillë që është me eliminim, ti çdo herë ke një steptje për arsye se nëse bëhet pastaj rezultati më i thellë është vështirë. Por unë mendoj që ato të dy u futën mirë në lojë. Praktikisht në ato minuta që u futën ato, kundërshtari ishte i kthyer plotësisht në gjysmë fushën e vet, kështu që është normale që të mos bien shumë në takime, prekje të topit. Unë mendoj që edhe në ndeshje të tjera do marrin minutazh më të madhe. Ideja ime ishte që të kalojmë me dy sulmues edhe sepse Rrafa po na humbte energji, kaluam me dy mesfushorë qendrorë. Ideja ishte ajo, por që normalisht në ndeshje të tjera mund të marrin më shumë minuta.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top