Deklarata | Artim Pollozhani flet pas fitores së dytë ndaj Europa FC

Shkëndija ka siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi mposhti përsëri skuadrën e Europa FC nga Gjibraltari, këtë herë me rezultatin minimal 1:0 në Shkup. Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Vane Kërstevski në minutën e 86-të. Me rezultat të përgjithshëm 6:0 nga dy ndeshjet, kuqezinjtë avancojnë tutje ku do të përballen me skuadrën sllovene, NK Bravo. Pas ndeshjes, trajneri Artim Pollozhani ndau mendimet e tij rreth lojës dhe sfidës së radhës.

…fitorja minimale…

Artim Pollozhani: “Kuptohet që ishte fitore minimale. Pritshmëritë ishin që të fitojmë me një rezultat tjetër më të thellë, por që përsa i përket qasjes, nuk mund të them që nuk kishte nivel. Ajo që më shqetësoi në këtë ndeshje ishin veprimet tona në sulm, ose veprimet sulmuese ishin jashtëzakonisht të ngathta. Që do të thotë, në momentin që ne kishim hapësira të nxirrnim lojtarë me topin e lirë, ato vertikalizimet që ne i kemi pasë ndeshjen e parë në Gjibraltar, në këtë ndeshje munguan. Kështu që, unë mendoj që duhet të punojmë tek ky aspekt sepse patjetër që na presin ndeshje të tjera më të rëndësishme, ndeshje që nuk do kemi shumë hapësira në një të tretën e sulmit. Gjatë kësaj jave duhet duhet me patjetër që t’i evitojmë këto këto problematika që na ndodhën sepse do na duhen pastaj për vazhdimësi.”

…mungesa e Gayes, Meliqit,……

Artim Pollozhani: “Gaye kishte një shqetësim brenda javës dhe nuk deshëm ta rrezikojmë, po ashtu shqetësim kishte edhe Meliqi që nuk ndiheshte mirë. Me gjendje jo të mirë shëndetësore ishin edhe Dimoski e Zejnullai, por që ato ishin prezentë në lojë. Gaye kishte një shqetësim që ne nuk deshëm të rrezikojmë, por unë mendoj se portieri që u fut, Amzai, bëri një paraqitje shumë të mirë. Kjo është një diçka pozitive sepse kemi dy portierë me cilësi në ekip.”

…kundërshtari i radhës, NK Bravo…

Artim Pollozhani: “Normalisht që ne duke mos humbur vëmendjen tek ndeshja e kthimit, patjetër që kemi ndjekur edhe kundërshtarin e radhës. Bëhet fjalë për një kundërshtar që luan futboll fizik edhe luajnë gjatë gjithë kohës me tranzicione. Mendoj se niveli tani rritet te këto kundërshtarë edhe patjetër që duhet edhe ne të rrisim manovrën tonë që që të kemi rezultat pozitiv. Patjetër që bëhet fjalë për një ekip që vjet ka mbaruar në vend të tretë në kampionatin e Sllovenisë, një kampionat relativisht i mirë, i fortë, kështu që sa më shumë xhiro shkon në Kupat e Evropës, aq më e vështirë bëhet. Por, unë mendoj që ne kemi potencial që t’i përballojmë Bravos.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top