Deklarata | Artim Pollozhani flet pas fitores 4:1 ndaj Bashkimit

Shkëndija u rikthye te fitorja në mënyrë bindëse duke mposhtur Bashkimin me rezultat 4:1 në ndeshjen e zhvilluar në Gostivar. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Ndzengue, Kryeziu, Tamba dhe Trumçi, ndërsa Ismaili (42’) barazoi përkohësisht për mysafirët. Kjo ishte fitorja e gjashtë sezonale për Shkëndijën, e cila mban kreun e tabelës tashmë me 19 pikë.

…Shkëndija kthehet te fitorja… 

Artim Pollozhani: “Jam i kënaqur me fitoren, por me mënyrën se si e fituam, me thënë të drejtën, nuk jam shumë i kënaqur. Sepse e kam pasur edhe herë të tjera që nuk i dua ato pauzat që na shfaqen në lojë. Nga minuta e 20-të ose një 10-minutësh i pjesës së parë dhe pastaj duke vazhduar një 10-minutësh i pjesës së dytë, ne nuk duhet të ngjajmë ashtu. Kjo është gjë që duhet të ndryshojë. Kjo është për sa i përket asaj që i themi ne manovër, sepse nuk mund të ngjajë një ekip i tillë si Shkëndija që pretendon për të dalë kampion, me thënë të drejtën ritmi ishte i ulët, nuk qarkullonte topi dhe krijohet një panik. E kundërta e kësaj, për shembull, që ne e filluam ndeshjen me një ritëm të lartë. Në këtë 30-minutësh të parë ne kishim goxha raste që po t’i kishim shfrytëzuar, për shembull, do të ishte rezultati më i thellë. Por që duhet me patjetër që kjo pauzë të mos na ndodhë, sepse një ekip që pretendon që të ngjitet lart, me kështu lloj pauza është e panevojshme. Por që pastaj, gjatë kohës u rregullua manovra dhe mendoj që ajo që ishte pozitive, u kthye pozitiviteti nga aspekti psikologjik. Sepse është normale, në momentet që rrihesh një ndeshje, barazon tjetrën, aspekti psikologjik bie dhe unë mendoj që vetëm dhe vetëm fitorja të ngren. ”

…masat që duhet të merren… 

Artim Pollozhani: “Ne mendojmë si staf që çdo gjë negative hiqet vetëm me punë. Është proces, me proces stërvitor, pastaj duke interpretuar edhe ndeshjet. Por që nuk ka zgjidhje tjetër. Sepse në momentin që ti bën një lloj manovre dhe pastaj ka një pauzë të tillë, nuk është pozitive. Nuk është pozitive as për grupin, as për ne. Patjetër që aty, në atë lloj aspekti, për shembull, duhet të punohet më shumë. Nuk e di, mbase ndryshimi mënyrës si luajmë ose stili i lojës… ka gjëra që mund të jetë diçka, për shembull, që akoma s’e kanë kapur lojtarët dhe ta mbajnë gjatë 90 minutave. Por që ka minuta, për shembull, që e bëjnë në mënyrë fantastike e ka minuta që nuk bëhet, edhe kjo patjetër që është në dëm të ekipit.”

…pauza e kampionatit… 

Artim Pollozhani: “Pauza sigurisht që vjen në momentin e duhur sepse ne kemi pasur problematika me lojtarët e dëmtuar. Por edhe fakti që ne kemi filluar përgatitjet më përpara, unë mendoj që me procesin stërvitor nuk duhet të ndikojë. Por ajo që na ndihmon jashtëzakonisht shumë është fakti që këto lojtarë që nuk kanë qenë në gjendje të mirë po na kthehen. Dhe ky trejavësh, për shembull, është pozitiv, sepse është ndryshe kur një lojtar kthehet nga lëndimi, por i ka munguar te procesi stërvitor goxha dhe ka humbur nga aspekti fizik. Tani ky trejavësh do të shërbejë për të rritur aspektin fizik të këtyre lojtarëve.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top