
Shkëndija jonë ka regjistruar një barazim 1:1 në transfertë ndaj Shkëndijës së Haraçinës në kuadër të xhiron e 9-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Tetovarët avansuan në pjesën e parë me penalltinë e realizuar nga Krasniqi, ndërsa vendasit barazuan në pjesën e dytë me golin e Simonovskit, duke përcaktuar edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
…dominim i pashfrytëzuar në pjesën e parë…
Artim Pollozhani: “Po, patjetër jemi të dëshpëruar, sepse mund të shkonte ndeshja edhe me rezultat më të thellë për ne në pjesën e parë. Por që ajo që duhet të komentoj është që në këtë lloj fushe nuk mund të flas për manovër, për vlerësime teknike ose taktike, sepse nuk ka kushte për atë. Dhe unë në dhomat e zhveshjes ua thashë lojtarëve, ose djemve, sepse nuk kam çfarë t’u kërkoj. Në momentin që s’ke kushte elementare për të luajtur futboll, ne nuk mund të luajmë kështu futbolli. Kështu që, nëse do shfryrëzoheshin ato raste, do bëhej për ne më e lehtë, por që unë nuk kam qejf të luaj kështu. Sepse nëse nuk ndërtojmë, nëse nuk luajmë atë lojën tonë. Kështu që nuk kam çfarë t’u them, nuk kam çfarë t’u kërkoj, sepse nuk mundet, fusha nuk lejon që të luash në atë lloj loje që ne e kërkojmë. Normal komplimente edhe ekipit kundërshtar, sepse luftoi gjatë gjithë kohës. Por që ne edhe mundeshim në pjesën e dytë mund ta mbyllnim me Tambën që do bëhej pastaj më e lehtë për ne.”
…A duhet të jemi më cinikë, thjesht të realizojmë pasi terrenet janë këta që janë…
Artim Pollozhani: “Patjetër që po, cinizmi, por që ne nuk është se kemi pasur ndonjëherë atë cinizmin,… domethënë ne gjatë gjithë kohës kemi kërkuar që të luajmë futboll. Kështu që ne vetëm sot kemi ndryshuar manovër. Ne gjatë gjithë javës kemi bërë diçka tjetër, sot vijmë këtu dhe shohim ujë, fusha e përshtatshme. Edhe tani ti në momentin që vjen këtu, punon një manovër gjatë gjithë javës, ndryshon skemë, ndryshon mënyrë loje, nuk është pozitive për ne. Pastaj vazhdimësia nuk e di, është me patjetër që të mendojmë diçka tjetër, sepse me thënë të drejtën unë nuk e shoh ekipin tim kështu, gjatë në këtë lloj forme që të luaj, por që mbase duhet të përshtatemi edhe ne.”
…ambienti i krijuar nga tifozët…
Artim Pollozhani: “Po, ambienti i bukur, jashtë fushës së këtij katrorit këtu të gjelbër, ishte gjithçka perfekte, por që ajo që është e rëndësishme për ne na duhej fitorja. Mendimi im është nuk mund të luhet në këtë lloj fushe. Por, komplimente për të dyja tifozëritë sepse megjithëmend ishin në nivel.”
