
Biletat për ndeshjen Shkëndija–Jagiellonia (Poloni), e vlefshme për xhiron e tretë të UEFA Conference League, tashmë janë në shitje nga sot (01.11.2025), duke filluar nga ora 14:30, online përmes rrjetit MK Tickets.
Shitja fizike e biletave do të bëhet në:
Tetovë
Doni Tobacco-Qendër (Blok 2)
Pika Tobacco-Qendër (Blok 2)
Monaco Tobacco-Rrethi te ish-ëmbëltorja Taksi (Tribuna Jugore & VIP)
ER Tobacco-Stacioni Autobusëve (Blok 2&5)
Piti Tobacco-Tregu i gjelbërt (Blok 5)
Gostivar | Nga dita e hënë
Western Union Lira Gostivar-Afër Barok (Blok 5)
Shkup
Biletaria e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, vetëm ditën e ndeshjes (06.11.2025)
Klubi është përpjekur të përshtatet me standardet e kërkuara nga UEFA, duke mbajtur njëkohësisht çmimet e biletave sa më të arritshme për çdo tifoz.
Çmimet e biletave:
Tribuna Jug:
• 500 denarë (blloqet 1 dhe 6)
• 600 denarë (blloqet 2 dhe 5)
• 750 denarë (blloqet 3 dhe 4)
Tribuna Veri:
• 500 denarë (blloku 13)
• 700 denarë (blloqet 20, 21 dhe 23)
• 800 denarë (blloku 14)
• 2000 denarë (VIP – blloku 22)

