Dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita–Shkëndija në Conference League

Ka nisur shitja ONLINE e biletave për ndeshjen Drita–Shkëndija, e vlefshme për xhiron e katërt në UEFA Conference League.

KF Shkëndija ju njofton se, sipas informacioneve zyrtare të pranuara nga KF Drita, ka nisur shitja ONLINE e biletave për ndeshjen Drita–Shkëndija, e vlefshme për xhiron e katërt në UEFA Conference League.

Kjo sfidë sjell një atmosferë të veçantë për të dy klubet dhe për gjithë futbollin shqiptar në rajon, në një periudhë festive për muajin Nëntor. Pavarësisht emocioneve që zgjon ky takim ndërmjet dy klubeve me traditë, ndeshja do të mbetet një garë sportive vetëm në terren, me respekt të plotë për rregullat, organizimin dhe të gjithë pjesëmarrësit. 

Sipas njoftimit, nga KF Drita kanë vendosur që tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” që udhëtojnë nga Tetova, do të vendosen në Tribunën Jugore, konform ndarjes së bërë nga klubi organizator, ndërsa tifozët e Dritës, “Intelektualët”, do të jenë të vendosur në Tribunën Veriore. 

Për pjesën tjetër të dashamirëve të futbollit që planifikojnë të ndjekin këtë ndeshje zgjedhja e biletave është e lirë dhe të njejtat mund ti siguroni (bleni) në linkun më poshtë. 

Ju ftojmë të siguroni biletën tuaj dhe të jeni pjesë e kësaj sfide të veçantë europiane në UEFA Conference League.

Biletat mund t’i blini në linkun: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwY2xjawImr_pleHRuA2FlbQIxMQABHRtgTLtqRhJyWwomv8uAYmDdnha4531eaNlWlkyt98Nm1Ujx-kwm4qlgRA_aem_7awSnYR5Q7pmezC4NreOMg

Share

2 comments

  1. November 21, 2025 at 10:20
    Aldin Demiri

    shkendijaaaa

  2. November 24, 2025 at 21:49
    Aulon

    Beadini

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top