
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka nxjerrë në shitje biletat për finalen e Kupës ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit, që zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00 në Shkup. Tifozët tanë të blejnë bileta në sektorët 13, 14, 20 dhe 21.
KF Shkëndija njofton tifozët se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Sileksit të Kratovës dhe Shkëndijës.
Ndeshja finale zhvillohet të mërkurën me fillim në ora 20:00 në stadiumin “Todor Proeski”.
Organizator i ndeshjes është Federata e futbollit të Maqedonisë, e cila ka bërë edhe ndarjen e sektorëve për tifozë të të dy skuadrave.
Biletat për tifozët e Shkëndijës shiten në sektorë të veçantë dhe të distancuar nga tifozët kundërshtarë, me qëllim garantimin e sigurisë dhe organizimit sa më të mirë në stadium.
Tifozët kuqezi do të vendosen në blloqet 13, 14, 20 dhe 21, ndërsa për grupin e tifozëve “Ballistët” është rezervuar në mënyrë të veçantë blloku 11.
Nga ana tjetër, tifozët e Sileksit do të jenë të sistemuar në sektorë të ndarë dhe të distancuar nga pjesa e dedikuar për tifozërinë kuqezi.
Çmimi i një bilete është 400 denarë.
🔗 Linku për blerjen e biletave për tifozët e Shkëndijës: https://eticket.ffm.mk/

