Dalin në shitje biletat për duelin Shkëndija-FCSB

Biletat në shitje janë nga sot (e premte) në orën 10:30. Ndeshja e parë e xhiros së dytë eliminatore të UEFA Champions League do të luhet më 22 korrik në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 20:00.

Çmimi për një biletë mbetet 300 denarë, ndërsa gjenden online përmes rrjetit mktickets.mk duke filluar nga sot (e premte 18 korrik) dhe në ZYRAT e KF Shkëndija në qendër të Tetovës. Ditën e ndeshjes do të shiten në biletarinë e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup.

Duke dashur të shmangen pritjet e gjata dhe rëmuja të panevojshme para stadiumit, apelohet që secilli tifoz prej më parë të pajiset me biletë.

UEFA CHAMPIONS LEAGUE SECOND QUALIFYING ROUND, 1st MATCH

KF Shkëndija vs FCSB

Në pikat shitëse të MkTickets nga 18.07.2025

Çmimi i biletës: 300 MKD

Pikat shitëse:

– Monaco Tobacco, Tetovë

– Online përmes mktickets.mk

– Ditën e ndeshjes biletaria e stadiumit ‘Todor Proeski’

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top