Ekipi i parë

Ekipi i parë
September 24, 2024

Press para ndeshjes me Gostivarin | Vane Kërstevski

Shkëndija të mërkurën udhëton drejt Shkupit ku në lagjen Maxhari do të ndeshet me Gostivarin në duelin e xhiros së 7-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë si lider do të hyjnë në duelin me Gostivarin e vendit të dytë, në një ndeshje që këtë sezon rezulton derbi i kreut të renditjes. Sulmuesi anësor Vanë Kërstevski ka folur për mediat para ndeshjes, duke paralajmëruar me tone optimiste takimin me Gostivarin që luhet të mërkurën nga ora 15:00 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit. …
Ekipi i parë
September 22, 2024

Deklarata | Prononcimi i Jeton Beqirit pas duelit me Voska Sport

Xhiroja e 6-të sjell triumfin numër 4 për Shkëndijën në elitën vendore, duke udhëhequr renditjen tabelare me 14-të pikë të tubuara. Sot në Tetovë mundëm Voska Sportin e Ohrit me shifrat 5:1 (golashënues: Ademi19’, Ibraimi 32’ dhe 60’, Kërstevski 34’ dhe Adili 45’+1 (Shkëndija), ndërsa Jahja 56’ (Voska Sport)). Pavarësisht triumfit bindës, trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes ka shprehur pakënaqësi me paraqitjen e skuadrës në pjesën e dytë, kur sikur u kënaqëm me avantazhin 4:0 nga pjesa e parë, duke lëshuar shumë raste shënimi në vazhdim dhe në anën tjetër …
Ekipi i parë
September 21, 2024

Match Preview: Shkëndija vs Voska Sport | Xhiroja e Gjashtë

Pas tre javëve kthehemi të luajmë në Tetovë, kur të dielën presim Voska Sportin në duelin e xhiros së 6-të në LPFMV.  NDESHJA Shkëndija vs Voska Sport   Liga e Parë, xhiroja e gjashtë   Stadiumi i qytetit, Tetovë   E diel, 22 shtator, ora 15:00 Të dielën, Shkëndija pret Voska Sport në Tetovë për ndeshjen e xhiros së gjashtë në Ligën e Parë. Kuqezinjtë hyjnë në këtë duel si liderë të kampionatit, me pikë të barabarta me Rabotniçkin. Pas një fitoreje të lehtë në 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë ndaj …
Ekipi i parë
September 21, 2024

Press para ndeshjes me Voska Sport | Stefan Kocev

Shkëndija pas 22 ditëve kthehet të luajë në Tetovë dhe xhiroja e 6-të na sjell duel me ekipin Voska Sport nga Ohri. Skuadër për tu respektuar si pengesë e rradhës në rrugën e kuqezinjëve drejt titullit kampion. Dueli Shkëndija-Voska Sport luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00, derisa për mediat para takimit ka folur mbrojtësi nga Shtipi, Stefan Kocev.  …forma e ekipit… Stefan Kocev: “Skuadra jonë është në formë të mirë dhe forma jonë shkon duke u ngritur. Të mërkurën kishim ndeshje të Kupës të …
Ekipi i parë
September 18, 2024

Deklarata | Ferat Ramani flet pas ndeshjes me Jeni Maale-n

Ashtu si pritej, pa vështirësi dhe shumë mund Shkëndija kalon në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, duke mundur me rezultat 5:0 Jeni Maale, skuadër që garon në Ligën Komunale të Manastirit. Latifi (15’), Kërstevski (28’), Kocev (38’), Bamba (44’) dhe Shefiti (85’) shënuan golat për kuqezinjtë që u pritën me shumë entuziazëm nga Jeni Maale, e që ndaj nesh zhvilluan ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tyre modeste. Pas ndeshjes për Shkëndija Channel foli portieri Ferat Ramani.  …ndeshja… Ferat Ramani: “Ne thjesht kemi bërë detyrën tonë në këtë …
Ekipi i parë
September 17, 2024

Match Preview: Jeni Maale vs Shkëndija | Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales

Garën e Kupës e nisim të mërkurën në Manastir përballë ekipit Jeni Maale, që garon në Ligën Komunale.  NDESHJA Jeni Maale vs Shkëndija   Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales   Stadiumi “Petar Milloshevski”, Manastir   E mërkurë, 18 shtator, ora 15:00 Të mërkurën, Shkëndija nis edicionin e ri të Kupës së Maqedonisë me një ndeshje kundër Jeni Maale-s, një skuadër nga Manastiri që garon në Ligën Komunale. Kuqezinjtë udhëtojnë në Manastir si liderë të kampionatit, pavarësisht barazimit 1:1 në derbin me Shkupin të dielën e kaluar. Trajneri i Shkëndijës kërkon një qasje …
Ekipi i parë
September 17, 2024

Press para ndeshjes me Jeni Maale | Lorik Jakupi

Kuqezinjtë të mërkurën në Manastir startojnë edicionin e ri në Kupën e vendit dhe për një vend në 1/8 e finales do të ndeshemi me ekipin Jeni Maale nga Manastiri. Kundërshtar modest që garon në Ligën Komunale të Manastirit. Pavarësisht këtij fakti, në taborin tonë ndeshja shihet me respekt dhe pavarësisht formacionit me të cilin trajneri Jeton Beqiri do të vendos të luajmë, përballja shihet si gjitha ndeshjet tjera kampionale. Sulmuesi i krahut Lorik Jakupi ka folur para ndeshjes së Kupës, duke potencuar se çdo duel meriton qasje maksimale. Ndeshja …
Ekipi i parë
September 16, 2024

Alhassan dhe Latifi debutojnë në ndeshje zyrtare me kuqezinjtë 

Mesfushori defanziv ishte titullar dhe luajti deri në kohën shtesë, derisa minuta mori edhe Latifi në fund të ndeshjes.  Derbi i xhiros së pestë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës solli barazim 1:1. Kanda (45’) dhe Cake (60’) shënuan golat për ndarje të pikëve në Çair. Takimi në Shkupi solli edhe minutat e para në një ndeshje zyrtare për dy futbollistë kuqezi.  Adamu Ibrahim Alhassan pasi më në fund kompletoi dokumentacionin (probleme juridike shkaku i një dokumenti të dhënë në shtetin e …
Ekipi i parë
September 15, 2024

Deklarata | Prononcimi i trajnerit Jeton Beqiri pas ndeshjes me Shkupin

Derbi i xhiros së 5-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës është mbyllur me barazim 1:1. Dominimi në terren në pjesën e parë nuk dha rezultat, derisa vendasit u kanosën në tre raste, për të marrë epërsinë pak para pushimit me japonezin, Kanda. Përgjigjemi me super golin e Cakes pas një ore lojë, derisa F. Ramadani kishte shansin të na sillte tre pikët, kur goditja e tij u ndal në shtyllë. Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes pranoi se ekipi nuk mundi të jetë në …
Ekipi i parë
September 14, 2024

Match Preview: Shkupi vs Shkëndija | Xhiroja e pestë

Derbi shqiptar të dielën luhet në Çair, ku skuadrat vëllazërore për 90-të minuta do të diskutojnë pikët e duelit të xhiros së 5-të.  NDESHJA Shkupi vs Shkëndija   Liga e Parë, xhiroja e pestë   Stadiumi në Çair, Shkup   E diel, 15 shtator, ora 15:00 Pas dy javësh pauzë ndërkombëtare, elita e futbollit vendor kthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së pestë. Shkëndija do të përballet me Shkupin në Çair, në një duel që pritet të jetë i luftuar nga dy skuadrat që kërkojnë maksimumin. Kuqezinjtë shfrytëzuan pushimin për një mini-fazë …
Ekipi i parë
September 14, 2024

Press para ndeshjes me Shkupin | Besart Ibraimi

Pas pauzës dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, elita e futbollit vendor kthehet në aksion dhe kuqezinjtë të dielën në terren mysafir luajnë me Shkupin. Derbi shqiptar i xhiros së 5-të të elitës së futbollit të Maqedonisë tërheq vëmendje të madhe, kësaj rradhe paralel me rivalitetin sportive, duke u bërë shembull për trajtimin vëllazëror. Para duelit që do të luhet të dielën në Çair me fillim në orën 15:00, ka folur kapiteni i Shkëndijës, Besart Ibraimi, i cili nuk fsheh kënaqësinë që do të jetë sërish pjesë …
Ekipi i parë
September 10, 2024

Alhassan | “Forma e skuadrës shkon duke u ngritur”

“Fatmirësisht tejkaluam pengesat juridike. Një dokument i dhënë gabimisht nga vendi im na komplikoi gjërat, por tash mendoj vetëm pozitivisht”, thotë mesfushori nga Nigeria, i cili pritet të luajë të dielën ndaj Shkupit.  Kuqezinjtë me intensitet të shtuar përgatiten për vazhdimin e kampionatit ku pas 4 xhirove të para jemi liderë të renditjes tabelare. Pauzën kampionale shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese e plotësuam me takim kontrollues me Besën e Dobërdollit (fitore 3:1), ndeshje ku ndër lojtarët më të dalluar ishte Adamu Alhassan.  “Ndeshje e bukur nga ekipi ynë dhe …
go top