Ekipi i parë

Ekipi i parë
October 26, 2024

Press para ndeshjes me Strugën | Klisman Cake

Shkëndija-Struga është derbi i xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi Klisman Cake beson se ekipi është gati për tu përgjigjur në lartësinë që kërkon kjo përballje, derisa me mbështetjen e publikut duket i bindur për të arkëtuar tre pikët.  Përballja luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.  …shënon Cake në derbi… Klisman Cake: “Po InshaAllah. Shpresoj të shënoj dhe të fitojmë.” …përgatitjet… Klisman Cake: “Gjërat kanë ecur mirë pavarësisht se nuk kemi shumë kohë për tu përgatitur duke ditur …
Ekipi i parë
October 26, 2024

Match Preview: Shkëndija vs Struga Trim&Lum | Xhiroja e 11-të

Të dielën nga ora 13:00 në Tetovë presim Strugën në duelin e vlefshëm për xhiron e 11-të në elitën e futbollit vendor.  Ndeshja Shkëndija vs Struga Trim&Lum Liga e Parë, xhiroja e njëmbëdhjetë E dielë, 27 tetor, ora 13:00 Stadiumi i Qytetit, Tetovë Kuqezinjtë kthehen të luajnë si vendas në kampionat pas një muaji, pasi herën e fundit në Tetovë kemi luajtur me Vardarin (fitore 4:0 më 29 shtator në duelin e xhiros së 8-të).  Ndërkohë prej atij takimi kemi dy barazime dhe bashkë me ndeshjen e Kupës, Shkëndija vazhdon …
Ekipi i parë
October 25, 2024

Kuqezinjtë me katër ndeshje rresht pa pësuar gol presin Strugën në Tetovë

“Kjo s’është rastësi, funksionojmë shumë mirë dhe secili jep maksimumin, por e dimë se duhet të përmirësojmë realizimin. Ndeshja me Strugën është një sfidë e radhës, dhe jemi të gatshëm ta japim më të mirën për t’i bërë tifozët tanë krenarë”, thotë Merxhani.  KF Shkëndija do të përballet këtë të diel, në orën 13:00, me Strugën në Tetovë në kuadër të xhiros së 11-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, me një seri mbresëlënëse në mbrojtje. Kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol në katër ndeshje të njëpasnjëshme zyrtare, duke konfirmuar formën …
Ekipi i parë
October 23, 2024

Deklarata | Mevlan Adili flet pas duelit me Shkëndijën e Haraçinës

Shkëndija bën detyrën në 1/8 e finales së Kupës pasi me golin e Fiton Ademit (72’) mundim 1:0 vëllezërit e Shkëndijës së Haraçinës, për kualifikim në çerekfinale. Ndeshje e bukur me tifozeri të shkëlqyeshme krijuan ambient impozant në Tetovë.  …ndeshja… Mevlan Adili: “Ishte ndeshje zyrtare dhe si që kemi cekur para fillimit të kampionatit ne do të luftojmë në të dyja frontet, ashtu siç ka bërë gjithmonë këto vite të fundit Shkëndija. Ishte ndeshje vëllezërore, por mbi të gjitha ndeshje oficiale. Mendoj se mysafirët bënë paraqitje dinjitoze. I përgëzoj për këtë …
Ekipi i parë
October 23, 2024

RAPORTI | Shkëndija – Shkëndija H. 1:0

Dy Shkëndijat dhe tifozeritë “Ballistët” e “Çlirimtarët” prodhuan ndeshje e atmosferë të bukur, derisa goli i Ademit na dha kualifikim në çerekfinale të Kupës.  SHKËNDIJA- SHKËNDIJA H. 1:0 (0:0) Stadiumi i qytetit në Tetovë Golashënues: Ademi 72’ (Shkëndija)Arbitër: Blagojçe Ralevski (Manastir) Karton i kuq: Erkan Shaip 76’ (Shkëndija H.) SHKËNDIJA: Taleski, Trumçi, F. Ramadani (c), Ademi, Webster (Merxhani 46’), Meliqi, Jakupi (Ibraimi 58’), Qaka (R. Ramadani 74’), Nuhija (Ahemdi 46’), Latifi (Shala 58’), Adili. Trajner: Jeton Beqiri SHKËNDIJA H.: Mustafa (c), Çilafi (Ferati 86’), Iljazi (Syla 86’), Aliu (Cakolli 65’), Desniq (Aliji 81’), Çalafi (Mamuti …
Ekipi i parë
October 22, 2024

Press para ndeshjes me Shkëndijën e Haraçinës | Amir Nuhija

Dueli i 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet dy Shkëndijave do të jetë moment i veçantë për të riun 19 vjeçar Amir Nuhija. Mesfushori defanziv që gjendet mirë edhe si mbrojtës i krahut të djathtë është pikërisht nga Haraçina dhe fati i shortit deshti që ti japë mundësinë të luajë përballë ekipit nga fshati i tij. Ai flet me respekt për Shkëndijën tjetër, derisa duelin e pret me shumë kënaqësi dhe besim ae gara sportive në fushë do të shoqërohet nga atmosfera festive nga dy tifozeritë në tribuna.  …
Ekipi i parë
October 22, 2024

Match Preview: Shkëndija vs Shkëndija Haraçinë | 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë

Dueli ndërmjet dy Shkëndijave risjell kujtime nga vitet ’90, kur të dyja ekipet ishin ndër më të mirat e Ligës së Dytë, duke dhuruar ndeshje të paharrueshme për gjeneratat e vjetra. NDESHJA Shkëndija vs Shkëndija Haraçinë 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë Stadiumi i Qytetit, Tetovë E mërkurë, 23 tetor, ora 14:00 Një duel historik rikthehet të mërkurën në Tetovë, ku Shkëndija do të përballet me Shkëndijën e Haraçinës në një ndeshje të vetme për të avancuar në çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë. Ky takim risjell kujtime nga vitet …
Ekipi i parë
October 22, 2024

NGA INFERMIERIA | Vane Kërstevski

Kërstevski ka pësuar lëndim të indeve të buta në kyçin e këmbës së majtë dhe ka filluar menjëherë terapinë për rikuperim. Sulmuesi i KF Shkëndija, Vane Kërstevski, pësoi një lëndim në ndeshjen e së dielës kundër Tikveshit (0:0) në Shtip. Pas një ndërhyrjeje, ai u largua nga fusha me barrelë në minutën e 68-të, duke shkaktuar shqetësim për seriozitetin e dëmtimit. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore kanë treguar se nuk ka fraktura apo dëmtime të ligamenteve. Kërstevski ka pësuar një lëndim të indeve të buta në kyçin e këmbës së majtë dhe …
Ekipi i parë
October 21, 2024

Për vëllazëri s’ka kufij, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës

E mërkura sjell ndeshjen e Kupës ndërmjet dy Shkëndijave, derisa duke ftuar sa më shumë spektatorë dhe për nder të tifozerisë mysafire, kryesia ka vendosur hyrja të jetë pa pagesë.  KF Shkëndija bën thirrje për një atmosferë vëllazërore dhe bashkimi para ndeshjes së Kupës së Maqedonisë, që do të zhvillohet të mërkurën në Tetovë, ku do të përballemi me Shkëndijën e Haraçinës. Si klub, dëshirojmë të inkurajojmë vlerat e respektit dhe solidaritetit mes tifozëve të dy klubeve. Jemi të lumtur që shorti na dha mundësinë pas një kohe të gjatë …
Ekipi i parë
October 20, 2024

Deklarata | Jeton Beqiri flet pas duelit me Tikveshin

Dy ndeshje me radhë barazojmë pa gola, pasi njejtë si me Sileksin edhe sot në Shtip me Tikveshin e Kavadarit luajtëm 0:0. Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri pranoi shqetësimin për pjesën e parë shumë të dobët, derisa shton se fati s’ishte me ne në vazhdim kur dominuam dhe shkuam fare pranë triumfit.  …barazimi… Jeton Beqiri: “Zhvilluam një pjesë të parë shumë të dobët dhe një pjesë të dytë kur ishim në nivel shumë të mirë, por në momente të veçanta nuk u shfrytëzuan rastet të cilat i krijuam. Ndeshje e fortë …
Ekipi i parë
October 20, 2024

RAPORTI | Tikveshi – Shkëndija 0:0

Barazojmë pa gola me Tikveshin në Shtip në duelin e xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.  TIKVESHI- SHKËNDIJA 0:0 Stadiumi i qytetit në Shtip Golashënues: /Arbitër: Igor Ivanov (Veles) TIKVESHI: Jankov, Stoimenovski (Manasievski 78’), Mojsov, Spahiu, Stojanov (Manevski 78’), Petroviq (Çubara 65’), Mil. Todorov (Gjorgjiev 65’), Varelovski (c), Mar. Todorov, Stojkoski, Spirkoski (Neto 57’).Trajner: Gjorgji Mojsov SHKËNDIJA: Amzai, R. Ramadani, Cake, Adili, Merxhani, Qaka (Webster 80’), Alhassan, Shala (Ademi 46’), Ahmedi (Jakupi 86’), Latifi (Krstevski 46’ (F. Ramadani 68’)), Ibraimi (c).  Trajner: Jeton Beqiri Kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se …
Ekipi i parë
October 19, 2024

Match Preview: Tikveshi vs Shkëndija | Xhiroja e 10-të

Kuqezinjtë rikthehen në kampionat me transfertën e të dielës me Tikveshin në Shtip, ku ekipi nga Kavadari do të vuajë pezullimin e fushës së vet.  NDESHJA Tikveshi vs Shkëndija Liga e Parë, xhiroja e dhjetë Stadiumi i Qytetit, Shtip E dielë, 20 tetor, ora 14:00 Pas një pauze dyjavore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, rikthehet Liga e Parë me ndeshjet e xhiros së 10-të. Shkëndija do të përballet me Tikveshin në Shtip, pasi ekipi nga Kavadari vuan pezullimin e dy ndeshjeve jashtë fushës së vet për shkak të incidenteve në …
go top