Ekipi i parë

Ekipi i parë
August 27, 2026

Prononcimi i Ndzengues para transfertës me Sileksin

Sulmuesi 26-vjeçar nga Gaboni, Fahd Ndzengue, foli për mediat në prag të ndeshjes së xhiros së pestë kundër Sileksit në Kratovë, e cila do të zhvillohet të premten nga ora 16:00.  Ndzengue po kalon një formë të shkëlqyer personale me 3 gola të shënuar në 4 ndeshjet e para të sezonit të ri, ndërsa Shkëndija kryeson kampionatin me efekt maksimal prej 12 pikësh. Në prononcimin e tij, sulmuesi kuqezi foli për besimin te puna, urinë e ekipit për titullin kampion dhe rendësinë e kësaj transferte të radhës. …forma personale dhe …
Ekipi i parë
August 25, 2026

KOMUNIKATË | Rikonstruktim në menaxhmentin e KF Shkëndija

Valdrin Uka merr detyrën e Menaxherit Gjeneral, ndërsa Departamenti Sportiv do të drejtohet nga Erhan Selimi dhe Festim Ademi. KF Shkëndija njofton për ndryshime në strukturën menaxheriale dhe Departamentin Sportiv të klubit. Të gjithë drejtuesit e emëruar janë pjesë prej kohësh e strukturave të Shkëndijës dhe emërimet e reja paraqesin avancim në detyrë, duke konfirmuar besimin e klubit në kuadrot e përgatitura brenda organizatës. Valdrin Uka emërohet Menaxher Gjeneral i klubit. Me këtë rol, ai merr përgjegjësi të reja në drejtimin dhe menaxhimin ekzekutiv të KF Shkëndija. Ndryshime pëson edhe …
Ekipi i parë
August 25, 2026

Faleminderit, Ardian Cuculi!

Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij në KF Shkëndija. Klubi falënderon Ardian Cuculin për kontributin dhe përkushtimin e dhënë gjatë këtij cikli. Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi. Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite …
Ekipi i parë
August 24, 2026

Deklarata | Artim Pollozhani flet pas fitores 2:1 ndaj Struga Trim & Lum

Shkëndija vazhdon ecurinë e përsosur në kampionat duke marrë fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Struga Trim&Lum me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së katërt në LPFMV. Ndzengue zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, ndërsa mysafirët barazuan përkohësisht me Maleskin nga penalltia në minutën e 59-të. Fitoren dhe tri pikët e reja kuqezinjve ua siguroi Besart Ibraimi po nga pika e bardhë në minutën e 86-të. Me 12 pikë të plota nga katër ndeshje, Shkëndija kryeson e vetme tabelën e kampionatit. …4 ndeshje, 4 fitore…  Artim Pollozhani: “Duke parasysh se …
Ekipi i parë
August 24, 2026

SHKËNDIJA 2-1 STRUGA | LIGA E PARË, Xhiroja e 4-të

Kuqezinjtë triumfuan 2:1 ndaj Struga Trim&Lum në derbin e xhiros së katërt, duke ruajtur maksimumin e pikëve dhe vendin e parë në renditje. Shkëndija vazhdon serinë e shkëlqyeshme në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke shënuar fitoren e katërt në po aq ndeshje. Në përballjen e zhvilluar në terrenin e kompleksit të FFM-së, kuqezinjtë triumfuan 2:1 ndaj Struga Trim&Lum. Pas një fillimi të qetë, Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 29-të. Arbin Zejnullai krosoi nga krahu, ndërsa Fahd Ndzengue shënoi me kokë për 1:0. Vetëm …
Ekipi i parë
August 23, 2026

SHKËNDIJA-STRUGA TRIM&LUM | LPFMV, JAVA E 4-TË

Me kthimin e tifozëve në tribuna dhe ecurinë perfekte prej tre fitoresh rresht, kuqezinjtë kërkojnë triumfin e radhës në duelin ndaj Strugës për të blinduar pozitën e liderit në tabelë. Shkëndija vs Struga Trim&Lum  • LPFMV | Xhiroja e 4-të  • Stadiumi | Kompleksi i FFM-së në Shkup  • E hënë | 24 gusht | ora 19:00  • Transmetimi | Arena Sport PËRMBLEDHJE SITUATA NË SKUADËR  Mungesa: Kthehet: FAKTE SHTESË …
Ekipi i parë
August 23, 2026

Konferenca për shtyp para duelit me Struga Trim&Lum

Sulmuesi i krahut, Vane Kërstevski, foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës së xhiros së katërt në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Struga Trim&Lum. Ndeshja do të zhvillohet të hënën në kompleksin e FFM-së në Shkup prej orës 19:00. Pas tre fitoreve radhazi në tre ndeshjet e para të kampionatit, Kërstevski konfirmoi atmosferën pozitive në ekip dhe synimin e vetëm për të vazhduar ecurinë e simboleve të fitores drejt mbrojtjes së fokusit për titullin kampion. …atmosfera para duelit me Strugën… Vane Kërstevski: “Në ekip …
Ekipi i parë
August 23, 2026

Nga Infermieria | Gaye, Rafa dhe Gjorgjievski

Baboucar Gaye ka nisur fazën e rikthimit në stërvitje, ndërsa Rafael Freitas dhe Marko Gjorgjievski vazhdojnë procesin e rikuperimit pas dëmtimeve të fundit. Derisa skuadra përgatitet për sfidat e radhës në kampionat, ekipi mjekësor është duke punuar intensivisht për kthimin sa më të shpejtë të futbollistëve të dëmtuar. Për momentin, jashtë kombinimit janë portieri Baboucar Gaye, mesfushori Rafael Freitas dhe sulmuesi Marko Gjorgjievski. Baboucar Gaye Portieri Baboucar Gaye, pasi ka ndjekur të gjitha hapat e programit të rehabilitimit në Gjermani dhe i është nënshtruar analizave shtesë, është vlerësuar pozitivisht për …
Ekipi i parë
August 18, 2026

Shkëndija-Struga të hënën në Shkup, me praninë e publikut

Ndeshja e xhiros së katërt të LPFMV, Shkëndija-Struga, do të zhvillohet të hënën (24 gusht) në stadiumin e kompleksit të FFM-së në Shkup, me fillim në ora 19:00. Për dallim nga dy ndeshjet e para si vendas, të cilat u zhvilluan pa praninë e publikut për shkak të dënimit të shqiptuar pas ngjarjeve në finalen e Kupës sezonin e kaluar, këtë herë tifozët do të mund të jenë të pranishëm në tribuna. Dënimi është tashmë i përmbushur. Shkëndija, për shkak të punimeve në stadiumin e qytetit në Tetovë, ka paraqitur …
Ekipi i parë
August 17, 2026

Debutim pozitiv me ekipin e parë për Anes Abdurahmanin

Minuta të para në ndeshje zyrtare me Shkëndijën për mbrojtësin e majtë 17-vjeçar, i cili la përshtypje shumë pozitive në fitoren 4:1 ndaj Bregallnicës. Anes Abdurahmani është emri i radhës që vjen nga shkolla e futbollit e Shkëndijës dhe nis të shkruajë historinë e tij me ekipin e parë. Mbrojtësi i majtë 17-vjeçar, i cili prej një periudhe është pjesë e stërvitjeve me skuadrën e parë, të dielën në Shkup regjistroi debutimin e tij zyrtar me kuqezinjtë. Mungesat e shumta në skuadër, për shkak të lëndimeve dhe pezullimeve, i dhanë …
Ekipi i parë
August 16, 2026

Deklarata | Artim Pollozhani flet pas fitores 4:1 ndaj Bregallnicës në xhiron e 3-të të LPFMV

Shkëndija ka vazhduar ecurinë e përsosur në kampionat duke mposhtur Bregallnicën me rezultat bindës 4:1 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut (LPFMV). Kuqezinjtë mbajnë efektin 100% me 3 fitore nga 3 ndeshje, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve për të marrë kreun e renditjes. Golat për Shkëndijen u realizuan nga Trumçi, Krasniqi, Ndzengue si dhe Zejnullai nga pika e bardhë, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Stojanov. …efekti 100% fitore…  Artim Pollozhani: “Po, patjetër që jam i …
Ekipi i parë
August 16, 2026

SHKËNDIJA 4-1 BREGALLNICA | LIGA E PARË, Xhiroja e 3-të

Kuqezinjtë triumfuan 4:1 ndaj Bregallnicës së Shtipit dhe ruajnë bilancin perfekt në startin e sezonit. Shkëndija ka regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje në sezonin e ri të Ligës së Parë, duke mposhtur Bregallnicën e Shtipit me rezultat 4:1 në një takim ku kuqezinjtë luajtën me shumë mungesa në formacion, derisa në qendër të mbrojtjes kishim mesfushorin Islami dhe mbrojtësin e majtë Dimoski. Debutim pozitiv në krahun e majtë të mbrojtjes për 18 vjeçarin Anes Abdurahmani.  Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Shkëndija krijoi disa …
go top