
Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Shtipit për të kërkuar tri pikët e plota dhe për të mbrojtur kreun e tabelës, në një përballje tradicionale ku rivaliteti mbetet gjithmonë i lartë.
Bregallnica vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e 12-të
• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit në Shtip
• E diel | 1 nëntor | ora 14:30
• Transmetimi | Arena Sport
PËRMBLEDHJE
- Shkëndija kërkon rikthimin te fitorja pas barazimit pa gola në derbin ndaj Vardarit, duke synuar tri pikët në Shtip për të ruajtur pozitën e parë në renditje.
- Skuadra ka përgatitur këtë duel gjatë gjithë javës, duke përfituar edhe nga fakti se në mesjavë nuk kishte angazhime në Kupë shkak i pezullimit nga edicioni aktual.
- Bregallnica vjen në këtë takim pas eliminimit dramatik në Kupë nga Makedonija G.P. pas penalltive, ndërsa në kampionat triumfoi 4:3 në transfertë ndaj Arsimit.
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Drilon Islami mbetet jashtë fushave për shkak të frakturës në klavikulën e krahut të majtë, gjë që i ka mbyllur gjysmësezonin vjeshtor.
Në dyshim:
- Mbrojtësi Anes Meliqi ndjen shqetësime fizike dhe vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret nga stafi teknik dhe ai mjekësor pak para ndeshjes.
FAKTE SHTESË
- Pozita në tabelë: Pas 11 xhirosh, Shkëndija udhëheq renditjen si lidere me 24 pikë, ndërsa Bregallnica mban vendin e 7-të me 13 pikë (4 fitore, 1 barazim, 6 humbje).
- Tradita e duelit: Klubet gëzojnë marrëdhënie shumë të mira mes vete, por përballjet e tyre në fushë karakterizohen gjithmonë nga emocione të mëdha dhe lojë e fortë.
- Ndeshja e parë mes veti këtë sezon u luajt në Shkup dhe Shkëndija fitonte 4:1.
- Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje në Shtip i është besuar arbitrit Vlatko Ilioski.

