
Rregulla të reja organizative konform kërkesave të UEFA-së. Çmimi mbetet 300 denarë, tribuna VIP zvogëlohet, derisa një pjesë kalon në sektor të veçantë. Apelojmë që mos të qëndërohet në shkallët e tribunave, shkaku i vërrejtjeve serioze që morëm nga delegati në ndeshjen e fundit.
Ndeshja e play-offit të UEFA Europa League mes KF Shkëndija dhe Ludogorets do të luhet të enjten (21.08.2025) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:00.
Çmimi i biletës mbetet 300 denarë, ndërsa ato janë tashmë në shitje online përmes rrjetit mktickets.mk dhe pikave të autorizuara.
Ditën e ndeshjes biletat do të gjenden edhe në biletarinë e stadiumit.
Duke dashur të shmangen pritjet e gjata dhe rrëmujat të panevojshme para hyrjeve, apelojmë që secili tifoz të sigurojë biletën sa më herët.
Rregulla të reja organizative
Meqë tashmë pjesëmarrja në fazën e grupeve është e siguruar sipas sistemit të ri të UEFA-s, ndeshjet zhvillohen nën rregulla të reja organizative:
• Tribuna VIP këtë herë do të ketë kapacitet të reduktuar për shkak të hapësirave të rezervuara për partnerët dhe sponsorët e UEFA-s.
• Blloqet 15, 16 dhe 17, të cilat më herët kanë qenë pjesë e VIP-it, tashmë kalojnë në një sektor të veçantë të quajtur “First Class Category”.
Pikat e shitjes së biletave
Tetovë
• Monaco Tobacco
• Grand Tobacco
• Online përmes mktickets.mk
• Ditën e ndeshjes në biletarinë e stadiumit “Todor Proeski”
Shkup
• LiteraturaMK – East Gate Mall
• LiteraturaMK – Skopje City Mall
• LiteraturaMK – Diamond Mall
• LiteraturaMK – QTU Bunjakovec
• Agjencia Turistike JK Travel – QTU Biser
• Makpetrol – Vlae
• Makpetrol – Kozle
• Makpetrol – Ilindenska
Kumanovë
• Tobacco Agora – QTU Garnizon
Gostivar
• Tobacco Vona Pet – Rr. Zhivko Brajkovski 15
Të enjten në Shkup, të gjithë bashkë për Shkëndijën!

