Besart Ibraimi: Të bashkuar për të arritur objektivat

Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në rifillimin e kampionatit dhe ndeshjes kundër Vardarit në Shkup, kapiteni i Shkëndijës, Besart Ibraimi, fton për pozitivitet dhe unitet në dhe rreth skuadrës. Numri 7 i kuqezinjve thekson rëndësinë e atmosferës së mirë në ekip, përgatitjeve gjatë fazës stërvitore dhe optimizmit që duhet të mbizotërojë në çdo aspekt për të realizuar objektivat sezonale.

Intervista me kapitenin Besart Ibraimi

Besart, si e vlerëson fazën përgatitore dhe gjendjen e skuadrës në prag të kampionatit?

“Atmosfera është shumë e mirë, besoj se ekipi është përgatitur maksimalisht. Nuk ka ndonjë shqetësim për rezultatet që kishim në Antalia, pasi ishte një fazë përgatitore e vështirë. Ne edhe ditët e ndeshjeve kemi pasur seanca stërvitore për të kapur nivelin e dëshiruar fizik. Me rëndësi është që ekipi ka ecur mirë, që nuk kemi pasur lëndime dhe që kemi atmosferë shumë të mirë.”

Duket se brenda ekipit ka një frymë shumë pozitive…

“Me të vërtetë në klub është krijuar atmosferë shumë e mirë dhe secili prej neve mundohet të japë më të mirën në çdo aspekt që në fund të gëzohemi të gjithë së bashku.”

Cili është mesazhi yt për të gjithë ata që janë pjesë e Shkëndijës?

“Unë do i kisha lutur të gjithë kontribuesit e Shkëndijës që të bashkohemi për tu mbështetur mes veti në çdo aspekt për të na lehtësuar të arrijmë deri te qëllimi. Besoj se kështu të gjithë së bashku do t’ia dalim.”

A ndihesh i gatshëm për pjesën e dytë të kampionatit?

“Si çdo herë, unë jam i gatshëm. Besoj se edhe skuadra është e gatshme. Me padurim presim fillimin e kampionatit ku do të japim më të mirën në drejtim të realizimit të objektivave.”

Ndeshja me Vardarin është shumë e rëndësishme, por kampionati ka edhe shumë rrugë përpara…

“Kanë mbetur edhe 15 ndeshje kampionale dhe të dielën luajmë një nga këto. Është takim për vetëbesim shtesë nëse dalim me fitore. Por pastaj do na mbesin edhe 14 duele tjera, kështu që çdo ndeshje duhet fituar, pa marrë parasysh nëse fitojmë të dielën, apo dalim me ndonjë rezultat tjetër që unë nuk e besoj. Por e rëndësishme është të hyjmë me bindjen për të fituar sa më shumë, të japim maksimumin dhe në fund të dalim kampion.”

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top