Besart Ibraimi | “Mbështetja e publikut për ne është deçizive” 

Kapiteni Besart Ibraimi ishte njeriu i fitores 2:1 ndaj Pelisterin, duke realizuar 2 golat e triumfit në xhiron e 20-të të LPFMV. 

Shkëndija merr fitoren e 15-të sezonale pasi mundim 2:1 Pelisterin në duelin e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi Besart Ibraimi ishte vendimtar me 2 gola në minutat 21 dhe 64, duke bërë të pavlefshëm golin e Stefan Spirovskit në minutën e 7-të. 

“Normalisht që jam i lumtur për dy golat në ndeshjen e sotme, morëm tre pikë shumë me vlerë për ne. Më i lumtur jam që i dhashë skuadrës fitoren dhe tre pikë. Për Ramazan, Zoti çdo herë është me ne dhe besoj që në kohën e agjërimit na shkon shumë më mirë”, deklaroi pas ndeshjes sulmuesi Besart Ibraimi, i cili nuk harron të vlerësojë mbështetjen e publikut edhe kur gjërat nuk shkojnë si duhet. 

“Si çdo herë e kam thënë se publiku është lojtari jonë i 12-të. I falenderoj shumë për përkrahjen që ma dhanë sot, shpresoj në të njejtën mënyrë do të na japin përkrahje edhe në ndeshjet tjera, pasi tani kemi nevojë shumë për ata. Duhet të jemi të bashkuar dhe në fund me ndihmën e Zotit, t’ia dalim të gjithë së bashku”, shtoi Ibraimi. 

Kapiteni kishte kohë që nuk kishte shënuar në kampionat, derisa thotë se mjafton një “shkëndijë” e vogël për të parë lidhjen që klubi ka me tifozët.

“Ta them të drejtën sot u emocionova shumë kur shënova golin dhe menjëherë mu kujtua aty ajo ndjenja kur shënon dhe të festosh me tifozët kur e sheh se e duan klubin pa asnjë lloj interesi dhe kjo më plotëson dhe më kënaq kur e festojmë të gjithë së bashku”, përfundoi Besart Ibraimi. 

Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top