Author: fadil

Ekipi i parë
October 15, 2026

NGA INFERMIERIA | Lëndim i rëndë i Drilon Islamit

Mesfushori kuqezi ka thyer klavikulën e krahut të djathtë në ndeshjen me Shkëndijën e Haraçinës. Ende nuk është vendosur nëse do të nevojitet ndërhyrje kirurgjikale. Ndeshja përballë Shkëndijës së Haraçinës rezultoi fatale për mesfushorin Drilon Islami, i cili pësoi një lëndim të rëndë pas një përplasjeje në fushë. Futbollisti u detyrua ta braktisë lojën dhe u transportua me ambulancë në spital, ku ekzaminimet mjekësore konfirmuan thyerjen e klavikulës së krahut të djathtë, në pjesën e sipërme të shpatullës. Për momentin, ekipi mjekësor ende nuk ka vendosur nëse trajtimi do të …
Ekipi i parë
October 13, 2026

Lider pas rrethit të parë në LPFMV

Shkëndija mbyll fazën e parë në krye dhe synon vazhdimësinë. Me 20 pikë të tubuara nga 9-të ndeshje jemi 3 pikë para ndjekësve.  Duke mbyllur rrethin e parë të garave aty ku e kishim synuar, tashmë detyra jonë është ta përsërisim të njëjtin ritëm edhe në tri rrethet e mbetura të sezonit. Kuqezinjtë e mbyllin këtë fazë të parë si liderë të merituar të LPFMV-së, duke arkivuar plot 20 pikë nga 9 ndeshje, me një efekt prej 6 fitoresh, 2 barazimesh dhe 1 disfate.  E nisëm kampionatin në mënyrë të …
Ekipi i parë
October 11, 2026

Deklarata | Artim Pollozhani flet pas duelit me Shkëndijën e Haraçinës

Shkëndija jonë ka regjistruar një barazim 1:1 në transfertë ndaj Shkëndijës së Haraçinës në kuadër të xhiron e 9-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut. Tetovarët avansuan në pjesën e parë me penalltinë e realizuar nga Krasniqi, ndërsa vendasit barazuan në pjesën e dytë me golin e Simonovskit, duke përcaktuar edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes. …dominim i pashfrytëzuar në pjesën e parë…  Artim Pollozhani: “Po, patjetër jemi të dëshpëruar, sepse mund të shkonte ndeshja edhe me rezultat më të thellë për ne në pjesën e parë. Por që …
Ekipi i parë
October 11, 2026

SHKËNDIJA H. 1-1 SHKËNDIJA | LIGA E PARË, Xhiroja e 9-të

Kuqezinjtë tanë dominuan dhe krijuan shumë raste, por në fund u desh të kënaqen me një pikë në Shkup. Krasniqi na dha epërsi nga penaltia, vendasit barazuan me Simonovskin. Shkëndija jonë u ndal me barazim 1:1 në transfertën ndaj Shkëndijës së Haraçinës, në kuadër të xhiros së nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Skuadra jonë e nisi mirë takimin dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, përfshirë traversën e Tamba-s në minutën e 14-të. Epërsinë kuqezinjtë e fituan në minutën e 28-të, kur Indrit Krasniqi ishte i …
Ekipi i parë
October 10, 2026

SHKËNDIJA HARAÇINË-SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E 9-TË

Rikthehemi në kampionat pas pauzës ndërkombëtare, ku kuqezinjtë zbresin në Çair me objektivin për të mbrojtur kreun e tabelës. Shkëndija Haraçinë vs Shkëndija  • LPFMV | Xhiroja e 9-të  • Stadiumi | Stadiumi në Çair, Shkup  • E diel | 11 tetor | ora 13:00  • Transmetimi | Arena Sport PËRMBLEDHJE SITUATA NË SKUADËR  Mungesa: Kthehet: FAKTE SHTESË …
Ekipi i parë
October 10, 2026

Prononcimi i Arbin Zejnullait para ndeshjes së xhiros së 9-të me Shkëndijën e Haraçinës

Pas pushimit tre-javor në kampionat për shkak të ndeshjeve të reprezentacioneve, Zejnullai ka folur për përfitimet e kësaj pauze, rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar dhe qasjen e skuadrës për këtë duel. Mesfushori i KF Shkëndija, Arbin Zejnullai, ka dalë para mediave në konferencën zyrtare për shtyp në prag të sfidës së xhiros së nëntë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija do të jetë mysafire e Shkëndijës së Haraçinës në Çair të dielën nga ora 13:00. …përfitimet nga pauza tre-javore dhe gjendja e grupit… Arbin Zejnullai: “Mendoj …
Ekipi i parë
October 3, 2026

Llapi fiton në miqësoren ndaj Shkëndijës

Një miqësore e hapur dhe me ritëm në Podujevë, ku Llapi shënoi fitore minimale 1:0 ndaj kuqezinjve. Arbnor Ramadani realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 17-të. Shkëndija zhvilloi një duel të bukur miqësor ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një përballje të hapur nga të dyja skuadrat. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 17-të, kur Arbnor Ramadani realizoi në mënyrë të bukur për epërsinë e skuadrës vendase. Të dyja ekipet patën mundësi për të shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa Llapi …
Ekipi i parë
October 2, 2026

Të shtunën në Podujevë zhvillojmë miqësore me Llapin

Kuqezinjtë vazhdojnë punën gjatë pauzës ndërkombëtare, me duelin ndaj Llapit si ndeshja e dytë kontrolluese. Takimi luhet nga ora 15:00 në “Zahir Pajaziti”.  Shkëndija vazhdon përgatitjet gjatë pauzës së kampionatit, duke kompensuar mungesën e ndeshjeve zyrtare me duele miqësore. Pas përballjes së javës së kaluar me Kamjanin, të shtunën kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e dytë kontrolluese, këtë herë në udhëtim te Llapi. Skuadra jonë ka udhëtuar drejt Kosovës, ku në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të përballet me skuadrën vendase në një miqësore vëllazërore. Llapi, prej disa vitesh …
Ekipi i parë
September 29, 2026

Dy talente kuqezi me ftesë te Maqedonia e Veriut U19

Anes Abdurahmani dhe Flori Iljazi do të jenë pjesë e përfaqësueses U19 në dy ndeshjet me Luksemburgun U19.  KF Shkëndija vazhdon të dëshmojë punën me gjeneratat e reja, duke nxjerrë vazhdimisht djem të ri. Së fundmi, dy nga talentet e këtij brezi kanë marrë ftesë zyrtare për t’u grumbulluar me përfaqësuesen U19 të Maqedonisë së Veriut. Seleksionuesi i përfaqësueses U19 ka përfshirë në listën e tij mbrojtësin e talentuar Anes Abdurahmani dhe mesfushorin Flori Iljazi. Të dy futbollistët e rinj të Shkëndijës do të jenë pjesë e grumbullimit për ndeshjet …
Ekipi i parë
September 28, 2026

KF Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës firmosin Memorandum Bashkëpunimi 

KF Shkëndija dhe Universiteti i Tetovës kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi duke krijuar kështu një kornizë të përbashkët për zhvillimin e sportit, për kërkimin shkencor, edukimin profesional si dhe për mbështetjen e ndërsjellë të studentëve e sportistëve. Përmes kësaj marrëveshje tashmë është formalizuar një bashkëpunim i ri institucional, me synim lidhjen e ngushtë mes sportit, arsimit dhe shkencës duke krijuar mundësi konkrete për zhvillimin dhe avansimin e të rinjve në përgjithësi. Ky memorandum u nënshkrua në hapësirat e Universitetit të Tetovës mes Drejtori Ekzekutiv të KF Shkëndija, Valdrin Uka, dhe Rektorit …
Ekipi i parë
September 26, 2026

Shkëndija zhvillon miqësore vëllezërore me Kamjanin

Kuqezinjtë triumfuan 3:0 ndaj debutuesit të Ligës së Dytë në një miqësore të zhvilluar në Kamjan, në një atmosferë festive dhe me interesim të madh nga publiku i Pollogut. Shkëndija ka shënuar fitore 3:0 ndaj Kamjanit në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin e fshatit Kamjan. Dueli me debutuesin në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut solli entuziazëm të madh në publikun e Pollogut, ndërsa për vendasit përballja me Shkëndijën ishte një moment i veçantë në vitin e arritjeve historike për klubin. Kamjani, i përbërë në masë …
Ekipi i parë
September 25, 2026

Kamjani-Shkëndija, miqësorja që sjell bashkë futbollin e Pollogut

Pauza ndërkombëtare e ndan përkohësisht Shkëndijën nga ndeshjet zyrtare, por jo nga fusha. Kuqezinjtë këtë periudhë do ta shfrytëzojnë për dy miqësore, me të parën që zhvillohet të shtunën ndaj KF Kamjanit. Në stadiumin e fshatit Kamjan, takimi nis në orën 16:00 dhe për Shkëndijën do të jetë një mundësi për të ruajtur ritmin garues, ndërsa hapësirë pritet të kenë edhe futbollistët që kanë pasur më pak minuta në kampionat. Njëkohësisht, kjo periudhë shërben për rikuperimin gradual të lojtarëve që kanë pasur probleme fizike. Përballë do të jetë një skuadër që …
go top