ARSIMI-SHKËNDIJA | LPFMV, JAVA E 7-TË

Kuqezinjtë zbresin në Gostivar me objektivin e vetëm për t’u rikthyer menjëherë te fitorja dhe për të reaguar fuqishëm pas hapit të dështuar në xhiron e kaluar.

Arsimi vs Shkëndija 

• LPFMV | Xhiroja e 7-të 

• Stadiumi | Stadiumi i Qytetit në Gostivar

• E premte | 11 shtator | ora 16:00 

• Transmetimi | Arena Sport

PËRMBLEDHJE

  • Shkëndija kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive në transfertën ndaj Arsimit, pas humbjes 3:1 ndaj Tikveshit që ndërpreu ecurinë e shkëlqyer prej pesë fitoresh rresht
  • Skuadra ka shfrytëzuar ditët e kaluara për të analizuar dhe përmirësuar gabimet e bëra në ndeshjen e fundit, me synimin për të shfaqur një qasje maksimale dhe lojë bindëse në fushë
  • Me 15 pikë të grumbulluara nga 6 xhirot e para, kuqezinjtë synojnë tri pikët e radhës për të ruajtur pozitën e liderit në renditjen tabelare

SITUATA NË SKUADËR 

Mungesa:

  • Drilon Islami është i pezulluar me një ndeshje shkaku i kartonit të kuq nga ndeshja e shkuar me Tikveshin
  • Mbrojtësi i majtë Bojan Dimoski akoma nuk është rikuperuar dhe nuk do të jetë në kombinim për lojë

Kthehet:

  • Mesfushori brazilian Rafel Freitas tashmë disa ditë është stërvitur me intensitet maksimal dhe do të jetë në kombinim për takimin e nesërm. Nga java e shkuar janë kthyer mesushori Endrit Krasniqi, sulmuesi Marko Gjorgievski dhe portieri Babouccar Gaye

FAKTE SHTESË

  • Reagimi i skuadrës: Stafi teknik dhe futbollistët kanë punuar intensivisht gjatë javës për të rikuperuar nivelin e lojës dhe për të rikthyer menjëherë vetëbesimin e nevojshëm.
  • Forma e kundërshtarit: Arsimi e ka nisur kampionatin me bilanc prej 2 fitoresh, 1 barazimi dhe 3 humbjesh, duke u renditur në pozitën e 7-të të tabelës me 7 pikë të grumbulluara.
  • Fusha e Gostivarit: Përballja në stadiumin e Qytetit në Gostivar kërkon përqendrim të plotë taktik për të kontrolluar ritmin e ndeshjes që nga minuta e parë.
  • Gjyqtarët e ndeshjes: Drejtësia në këtë përballje i është besuar arbitrit Vlatko Ilioski.
Share

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

go top