
Kuqezinjtë të dielën në Gostivar takohen me Arsimin e Çegranit në duelin e xhiros së 14-të në LPFMV.
Arsimi vs Shkëndija
• LPFMV | Xhiroja e 14-të
• Stadiumi | Stadiumi i qytetit në Gostivar
• E shtunë | 23 nëntor | ora 13:00
• Transmetimi | RTVM2
PËRMBLEDHJE
- E diela sjell ndeshje të re për kuqezinjtë, tani në kampionat përballë Arsimit
- Çegranaist si debutues në elitë po zhvillojnë kampanjë shumë pozitive
- Shkëndija kërkon tre pikët për mbajtje të hapit me skuadrat e kreut
SITUATA NË SKUADËR
Mungesa:
- Imran Fetai ndjehet shumë më mirë pas shqetësimeve në kofshë, por stafi teknik duket se nuk dëshiron të rrezikojë me aktivizimin e tij. Klisman Cake dhe Fabrice Tamba dolën të dëmtuar të mërkurën me Tikveshin në Kupë dhe nuk konkurojnë për lojën e nesërme.
Rikthehen:
- Reshat Ramadani, Anes Meliqi e Nazif Ceka janë kthyer në ekip pas angazhimeve me ekipet përfaqësuese. Me intensitet të plotë dy ditët e fundit është stërvitur edhe portieri Baboucarr Gaye.
FAKTE SHTESË
- Shkëndija rikthehet në kampionat pasi të mërkurën fitoi Tikveshin (2:0) në Kupë
- Kjo do të jetë ndeshja e dytë zyrtare ndërmjet Shkëndijës dhe Arsimit
- Takimi i parë në Tetovë u mbyll me barazim 0:0, kuqezinjtë tani kërkojnë 3 pikë
- Arsimi mban pozitën e 7 me 15 pikë, me efekt prej 4 fitore, 3 barazime dhe 6 humbje
- Çegranasit pranojnë shumë gola kohët e fundit, 11 në 4 ndeshjet e fundit

